Miratohet anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nga parlamenti francez
(last modified Wed, 03 Aug 2022 08:59:23 GMT )
Gusht 03, 2022 10:59 Europe/Tirane
  • Miratohet anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nga parlamenti francez

Parlamenti francez ka miratuar me shumicë dërrmuese anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Sipas IRNA, në votimin e Parlamentit francez, 206 përfaqësues votuan pro anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, ndërsa 46 përfaqësues e kundërshtuan. Duhet të theksohet se dokumentet e pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO duhet të miratohen nga të 30 anëtarët e aleancës në mënyrë që këto dy vende të mbrohen nga neni 5 i aleancës.  Miratimi nga secili anëtar i kësaj aleance ndoshta do të zgjasë deri në një vit, por ndërkohë, Finlanda dhe Suedia mund të marrin pjesë në takimet e NATO-s dhe të kenë më shumë akses në informacion. Turqia kishte kërcënuar se do të ndalonte procesin duke akuzuar dy vendet skandinave se mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe aleatët e saj, të cilat Ankaraja i konsideron organizata terroriste, por përfundimisht ra dakord të pranonte pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në reagim mbi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Finlanda dhe Suedia, kërkuan anëtarësimin në NATO, gjë që fillimisht u kundërshtua nga Turqia.

Tags