Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Amerikë për shkak të lisë së majmunëve
(last modified Fri, 05 Aug 2022 07:01:53 GMT )
Gusht 05, 2022 09:01 Europe/Tirane
  • Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Amerikë për shkak të lisë së majmunëve

Sekretari amerikan i Shëndetësisë bëri të ditur se sëmundja e lisë së majmunit është bërë shkak për  shpalljen e një emergjence të shëndetit publik në këtë vend.

Lija e majmunit, është një sëmundje që krijon puçrra karakteristike në lëkurë, por që rrallë mund të çojë në vdekje. Rastet e para të lisë së majmunëve janë vënë re tek homoseksualët dhe biseksualët ose ata që bënin seks me burra të tjerë. Agjencia Reuters njofton se sipas të dhënave të qeverisë amerikane, në këtë vend janë regjistruar 6600 raste të lisë së majmunëve.  Xavier Basra, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, gazetarëve u tha: Ne jemi gati të shtojmë masat tona ndaj këtij virusi dhe u bëjmë thirrje të gjithë amerikanëve që ta marrin seriozisht linë e majmunëve. Administrata e Presidentit Joe Biden, në prag të zgjedhjeve afatmesme, është nën presion për të trajtuar siç duhet linë e majmunëve. Në mbledhjen e saj të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpërthimin e virusit të lisë së majmunit e shpalli një emergjencë globale. Lija e majmunit është e ngjashme me linë e njeriut. Kjo sëmundje prej vitesh është zhdukur në shumë vende të botës dhe nuk është raportuar asnjë rast i ri. Megjithatë, vitet e fundit, sidomos pas epidemisë së koronavirusit, shqetësimi për përhapjen e këtij virusi është shtuar. Hulumtimet laboratorike tregojnë se virusi i lisë së majmunit, përveç njerëzve, mund të infektojë edhe minjtë dhe lepujt. Rasti i parë i lisë së majmunëve u raportua në vitin 1970. Në vitin 2003, autoritetet shëndetësore amerikane raportuan një rast të këtij virusi në këtë vend.

Tags