Një qen është i infektuar me linë e majmunit; Paralajmërim për rrezikun e transmetimit të sëmundjes tek kafshët
(last modified Thu, 18 Aug 2022 10:39:34 GMT )
Gusht 18, 2022 12:39 Europe/Tirane
  • Një qen është i infektuar me linë e majmunit; Paralajmërim për rrezikun e transmetimit të sëmundjes tek kafshët

Duke konfirmuar rastin e parë të transmetimit të virusit të lisë së majmunit nga njeriu tek një qen shtëpiak, Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi të mërkurën nga ata që vuajnë nga sëmundja e lisë së majmunit të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e transmetimit të virusit te kafshët.

 Revista shkencore "Lancet" shkroi javën e kaluar se një qen në Paris, kryeqyteti i Francës, u infektua me sëmundjen pasi dy nga pronarët e tij u infektuan me linë e majmunit. Rosamund Lewis, një nga zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për transmetimin e virusit të lisë së majmunit nga njeriu te kafshët tha: “Ky është rasti i parë i raportuar i transmetimit të sëmundjes nga njeriu te kafshët. Besojmë se kjo është hera e parë që një qen diagnostikohet me këtë sëmundje. Ai shtoi se "menaxhimi i situatws" është "jetik" për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të virusit të lisë së majmunit te brejtësit. Transmetimi i viruseve të sëmundjes nga një specie kafshësh në tjetrën është shpesh një çështje shqetësuese për ekspertët, sepse ekziston mundësia e një mutacioni të rrezikshëm të virusit.  Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se ende nuk është vërejtur asnjë shenjë e një mutacioni të rrezikshëm të virusit të lisë së majmunit. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 31.665 persona në mbarë botën janë infektuar me linë e majmunëve.  Nga këta, 12 persona kanë humbur jetën. Më 24 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një emergjencë globale për shkak të shpërthimit të lisë së majmunëve.

Tags