Kriza ekonomike në Evropë; Britania pa ushqim dhe karburant
Në muajt e fundit, situata ekonomike në shumicën e vendeve evropiane është përballur me krizë.
Sadik Khan, kryetari i bashkisë së Londrës, paralajmëroi kundër një dimri pa ushqim dhe pa një shtëpi të ngrohtë për britanikët dhe njoftoi se qytetarët britanikë këtë dimër me pak karburant që kanë, duhet të zgjedhin midis dy opsioneve: "të ngrohin shtëpinë" ose "të hanë"! Ai shtoi se, sigurisht, shumë qytetarë nuk do të mund të bëjnë asnjërën prej tyre. Aktualisht, kriza ekonomike në Evropë është bërë serioze. Statistikat e publikuara raportojnë se rritja ekonomike është ndalur ose është kthyer në negative, si dhe është rritur shkalla e inflacionit dhe papunësisë. Karantinat afatgjata gjatë pandemisë së Covid-19 dhe mbyllja e sektorëve kryesorë të ekonomisë, konfliktet politike, rritja e buxheteve ushtarake dhe ndarja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (Brexit) dhe tani lufta midis Rusisë dhe Ukrainës dhe bashkëpunimi i Evropës me politikat e Amerikës kundër Rusisë ka përkeqësuar problemet ekonomike në vendet evropiane. Sipas statistikave të publikuara, norma e inflacionit në Britani ka arritur nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit dhe zyrtarët e vendit janë të shqetësuar se ekonomia do të hyjë në recesion në muajt e ardhshëm. Andrew Bailey, kreu i bankës qendrore britanike, ka bërë të ditur se ekonomia e vendit është në një gjendje më të keqe se sa pritej dhe deri në fund të këtij viti vendi do të hyjë në një recesion ekonomik që do të zgjasë të paktën 15 muaj. Edhe pse shumë ekspertë paralajmëruan për përkeqësimin e kushteve ekonomike të vendit pas ndarjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, pandemia e Covid-19 dhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën. Grevat e punëtorëve tashmë kanë nisur masivisht edhe në Britani. Në të njëjtën kohë, tensionet e brendshme politike kanë acaruar situatën në Britani. Boris Johnson ka njoftuar përfundimisht dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas skandaleve të fundit të kabinetit të tij dhe ky vend është në pritje të një kryeministri të ri. Një çështje që ka bërë që të mos merren vendime afatgjata në fushën e ekonomisë. “The Economist” në këtë kontekst shkruante: “Menaxhimi joefikas i qeverisë së Boris Johnson është një nga faktorët e përkeqësimit të situatës ekonomike të vendit; Britania, e njohur prej shekujsh si një ekonomi e klasit të parë, këto ditë po vuan nga një problem i vetëkënaqësisë dhe zemërimi i Johnson vetëm e përkeqëson atë. Furnizimi me ushqim, karburant, ngrohje dhe fuqi punëtore është një problem serioz në Britani". Presioni i shkaktuar nga rritja e shfrenuar e kostove të jetesës dhe inflacioni i paprecedentë ka bërë që kthimi te bankat ushqimore të jetë mjeti i vetëm i jetesës për shumë familje në ekonominë e pestë më të madhe në botë. Situata në vendet e tjera evropiane është gjithashtu e rëndë. Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar kundër intensifikimit të protestave sociale. Shumë ndihma sociale dhe jetese janë ndërprerë dhe dimri dhe i ftohti që po vjen i kanë shtuar edhe më shumë shqetësimet.