Dëbimi i refugjatëve ukrainas nga shtëpitë e qytetarëve britanikë
(last modified Fri, 26 Aug 2022 04:56:31 GMT )
Gusht 26, 2022 06:56 Europe/Tirane
  • Dëbimi i refugjatëve ukrainas nga shtëpitë e qytetarëve britanikë

Një numër refugjatësh ukrainas, të cilët ishin strehuar nga britanikët në këmbim të marrjes së ndihmës financiare nga qeveria, u dëbuan nga këto shtëpi dhe mbetën në duart e qeverisë britanike.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, rreth dy muaj pas luftës në Ukrainë, qeveria britanike njoftoi se do të paguante 350 paund në muaj për britanikët që strehojnë refugjatët ukrainas në zbatimin e politikës së mbështetjes së gjithanshme ndaj qeverisë ukrainase në luftën me Rusinë, por që disa javë më parë dhe me rritjen rekord të kostos së jetesës si dhe problemet e pranisë së refugjatëve ukrainas në shtëpitë e britanikëve, shumë familje kanë pushuar së bëri këtë dhe një numër i madh prej tyre i dëbuan ukrainasit nga shtëpitë e tyre dhe tani këta të ftuar janë të pastrehë dhe në duart e qeverisë britanike. Disa nga azilkërkuesit ukrainas në rrjetet sociale dhe në intervista për disa media treguan për sjelljen e keqe të britanikëve, e të tjerë theksuan se preferojnë kushtet e luftës së vendit të tyre sesa situatën që kishin në Angli dhe thanë se do të kthehen në vendin e tyre pavarësisht vazhdimit të luftës. Rezultatet e sondazhit të fundit nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS) treguan se një e katërta e pritësve të refugjatëve ukrainas duan t'i japin fund mbështetjes së tyre pas gjashtë muajsh për shkak të problemeve financiare. Ndërkohë, të mërkurën, Boris Johnson, gjatë vizitës së tij të tretë në Ukrainë, njoftoi premtimin për 54 milionë paund ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke e çuar në 2.3 miliardë paund sasinë e ndihmës britanike për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë.

 

Tags