Demokratët favoritë për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA
(last modified Sat, 07 May 2016 19:02:03 GMT )
May 07, 2016 21:02 Europe/Tirane
  • Demokratët favoritë për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Sipas një sondazhi, demokratët amerikanë janë favoritë për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Sondazhi i kryer nga qendra anketuese Predict It, bën të ditur se mundësia e fitores së kandidates demokrate Hollary Clinton është më e madhe se e kandidatit republikan Donald Trump. Sipas këtij sondazhi, 60% e të anketuarve kanë përkrahur kandidaten demokrate dhe 40 % kanë votuar për Donald Trump. Kasic dhe Cruz nuk arritën të kenë sukses me planin për të frenuar Trump duke bashkuar votat e tyre, dhe fitorja në Indiana vulosi dështimin e tyre dhe të kundërtën për Trump. Kryesues deri tani, tashmë Trump është kandidati i Republikanëve në garën e madhe presidenciale amerikane, ku me shumë gjasa do të këtë përballë demokratët Hilari Klinton, e cila edhe pse humbi primaret në Indiana, kryeson garën e të majtëve. Trump ka thënë se nëse do të bëhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ndërtojë një mur me Meksikën, nuk do të lejojë emigrantët në vend dhe as myslimanët si dhe do të anulojë të gjitha marrëveshjet tregtare me Kinën.

 

Tags