Mbreti Charles III bëri betimin
Charles ka folur para një audience pas zyrtarizimit të tij si Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar.
Charles III filloi fjalimin duke i bërë homazhe nënës së ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti Charles III më pas ka nënshkruar dy kopje të një dokumentit të betimit për të konfirmuar se ka marrë detyrën e sovranit të ri britanik. Pas mbledhjes së Këshillit të Pranimit, Princi i Uellsit, Uilliam ishte i pari që nënshkroi shpalljen ndërsa u ndoq nga bashkëshortja e mbretit, Camilla. Kjo është hera e parë që gratë marrin pjesë në Këshillin e Aderimit – më parë ishin vetëm burrat që merrnin pjesë. Charles i është drejtuar mbrëmë kombit gjersa ka fol për nënën e tij të ndjerë, e cila vdiq në Pallatin Balmoral në Skoci.