Turqia në udhëkryqin mes NATO-s dhe Shangait
(last modified Sun, 18 Sep 2022 18:06:59 GMT )
Shtator 18, 2022 20:06 Europe/Tirane
  • Turqia në udhëkryqin mes NATO-s dhe Shangait

Pas dobësimit të pozitës dhe prestigjit të NATO-s në sytë e anëtarëve të saj, Turqia, si anëtarja e parë e kësaj aleance, po kërkon një zgjidhje për t'u bërë anëtare e Traktatit të Shangait dhe për t'u afruar me vendet me fuqi dhe ekonomi në anën tjetër të botës.

Sipas faqes analitike Bellingham Herald, Turqia po kërkon anëtarësimin në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait të udhëhequr nga Kina. Në vitet e fundit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një përpjekje të konsiderueshme për të ndërtuar aleanca me vendet mike në Lindje. Erdogan e bëri të ditur këtë lajm pasi mori pjesë në samitin e fundit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan dhe bisedoi me liderët e ndryshëm, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin. Nëse ky propozim plotësohet, Turqia do të bëhet anëtarja e parë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) që i bashkohet këtij blloku. Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve, Erdogan në një bisedë me gazetarët në qytetin e Samarkandit, vendi i samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, tha: "Me këtë veprim, marrëdhëniet tona me këto vende do të hyjnë në një situatë shumë të ndryshme". Sipas ekspertëve të njohur me këtë çështje, komentet e tij në lidhje me kërkesën e mundshme të Turqisë për t'u anëtarësuar në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait u bënë ndërsa Erdogan po kërkon një takim kokë më kokë me Presidentin e SHBA Joe Biden gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, por që ende nuk ka mundur ta konfirmojë. Turqia i është bashkuar Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që nga viti 2013 duke nënshkruar një marrëveshje partneriteti. Anëtarësimi i plotë në këtë bllok do t'i jepte Erdoganit një levë të re kundër Perëndimit dhe perspektivën e lidhjeve më të forta ekonomike ndërsa qeveria e tij përpiqet të stabilizojë ekonominë e saj të trazuar përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Samiti i 22-të i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait përfundoi të premten, ndërsa nëntë vende, Republika Islamike e Iranit, India, Republika e Kazakistanit, Republika Popullore e Kinës, Kirgizistani, Pakistani, Federata Ruse, Taxhikistani dhe Uzbekistani, janë anëtarë zyrtarë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Tre vende, Afganistani, Bjellorusia dhe Mongolia, kanë statusin e vëzhguesit, dhe gjashtë vende, Republika e Azerbajxhanit, Republika e Armenisë, Mbretëria e Kamboxhias, Republika Federale Demokratike e Nepalit, Republika e Turqisë dhe Republika Socialiste Demokratike e Sri Lankës janë partnerë dialogues të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait u krijua më 15 qershor 2001 në Shangai nga Kazakistani, Kina, Kirgizistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

 

Tags