NATO deklaron mbështetje për Finlandën
(last modified Wed, 12 Oct 2022 15:17:53 GMT )
Tetor 12, 2022 17:17 Europe/Tirane
  • NATO deklaron mbështetje për Finlandën

Finlanda mori mbështetjen e Aleancës së Traktatit Veri-Atlantik (NATO).

Në kohën kur kërkesa e Suedisë dhe Finlandës për t'u anëtarësuar në NATO është ende në pritje të miratimit të vendeve të tjera anëtare, Finlanda njoftoi se ka marrë garancitë e nevojshme të mbështetjes nga NATO.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, Pekka Haavisto, ministri i jashtëm i Finlandës, tha të mërkurën se Finlanda ka marrë mbështetjen e partnerëve të saj në NATO edhe para anëtarësimit përfundimtar në këtë aleancë ushtarake. Havisto ia atribuoi marrjen e këtyre garancive asaj që ai e quajti një kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia.
Ministri i jashtëm i Finlandës shtoi: "Edhe pse Finlanda nuk është ende zyrtarisht anëtare e NATO-s, ajo do të marrë ndihmë nga partnerët e tjerë në rast kërcënimesh.
Finlanda, Turqia dhe Suedia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në samitin e NATO-s të mbajtur në qershor në Madrid, në të cilin Turqia njoftoi pëlqimin e saj paraprak për hyrjen e Stokholmit dhe Helsinkit në NATO në këmbim të bashkëpunimit të tyre në luftën kundër terrorizmit. Pas kësaj, Turqia njoftoi se ajo kërkoi ekstradimin e 12 personave të dyshuarve nga Finlanda dhe 21 personave të dyshuar nga Suedia. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se kishte marrë një premtim nga Stokholmi për ekstradimin e "73 terroristëve".

Tags