Shefja e FMN paralajmëron Amerikën dhe Kinën
(last modified Sun, 13 Nov 2022 16:29:28 GMT )
Nëntor 13, 2022 17:29 Europe/Tirane
  • Shefja e FMN paralajmëron Amerikën dhe Kinën

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar për pasojat e rivalitetit mes Kinës dhe Amerikës për ekonominë botërore.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Kristalina Georgiova ka paralajmëruar për pasojat të cilat shkaktohen nga rivaliteti mes Kinës dhe Amerikës për ekonominë botërore dhe njëkohësisht i ka përshkruar tarifat e vendosura në periudhën e presidencës së Donald Trump mbi mallrat kineze me rezultat të kundërt.

Shefja e FMN-së ka shtuar: "Fillimi i një lufte të ftohtë për gjeneratën e re është shumë e papërgjegjshme".

Reuters në vazhdim ka kritikuar përpjekjet e pafrytshme të ekipit të Joe Biden gjatë dy viteve të kaluara për zgjedhjen e çështjes së tarifave doganore të vendosura mbi mallrat kineze nga ana e Donald Trump që kanë shkaktuar shpenzime me miliarda dollarë për importuesit e këtyre mallrave.

Shefja e FMN-së në një pjesë tjetër fjalës së saj ka thënë: "Me anë të veprimeve të mundshme duhet përmirësuar situata në kohën e vet, përndryshe ajo nuk mund të kthehet në gjendjen e vet të mëparshme".

 

Tags