Janar 04, 2023 08:25 Europe/Tirane
  • Zemërimi i Uashingtonit rreth Ben-Gvir /Amerika: Ndryshimi i statusit të vendeve të shenjta të Kodsit është i papranueshëm

Veprimi provokues i ministrit të vijës së ashpër të kabinetit të ri qeveritar sionist dhe përdhosja e xhamisë Al-Aksa ka shkaktuar shqetësimin e autoriteteve amerikane.

Sipas Isna, Karin Jean-Pierre, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, në përgjigje të veprimit të Itamar Ben-Gvir, ministrit të sigurisë "kombëtare" në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanyahu. të regjimit sionist, tha: Amerika është e palëkundur në ruajtjen e status quo-së në lidhje me vendet e shenjta në Kods. Ajo shtoi: Çdo veprim i njëanshëm për të ndryshuar situatën aktuale është i papranueshëm. Këtij veprimi i është përgjigjur edhe Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka thënë se Uashingtoni është shumë i shqetësuar. Price, pralajmëroi se ky veprim i Itamar Ben Gvir, i dënuar në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, mund të intensifikojë tensionet dhe të çojë në formimin e dhunës. Në të njëjtën kohë, faqja në gjuhën hebraike "Vinet" njoftoi se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ishin të zemëruar me veprimin e Ben Gvir. Sipas këtij raporti, këta zyrtarë e quajtën veprimin e Ben Gvir -it tërësisht irracional dhe thanë se qëllimi i tij ishte të tërhiqte më shumë vëmendjen tek vetja. Këta zyrtarë shtuan: Ben Gvir ka çështje të rëndësishme, ndaj ai duhet të kujdeset për to. Do të jetë shumë e bezdisshme nëse për shkak të tij hidhen raketa nga Gaza. Këto deklarata u bënë pasi Itamar Ben Gvir, ministri i “Sigurisë Kombëtare” të regjimit sionist, mëngjesin e së martës përdhosi xhaminë Al-Aksa.  Sipas këtij raporti, forcat policore të regjimit pushtues dhe forcat e rojes kufitare e kanë shoqëruar atë deri tek xhamia Al-Aksa.  Agjencia palestineze e lajmeve Ëafa, duke cituar mediat hebraike, gjithashtu raportoi se agjencia e inteligjencës izraelite (Shabak) e lejoi atë të përdhoste xhaminë Al-Aksa.

Tags