Mars 05, 2023 16:20 Europe/Tirane
  • Pretendimi i ri i Trump: Vetëm unë mund ta parandalojë luftën e tretë botërore

 Ish-presidenti amerikan Donald Trump duke theksuar për vazhdimin e kandidaturës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, pretendoi se ai është i vetmi person i cili mund ta parandalojë shpërthimin e luftës së tretë botërore.

Disa kandidatë të partisë republikane të Amerikës në kuadër të zgjedhjeve brenda partiake, po vazhdojnë të mbajnë tubime elektorale dhe fjalime para simpatizantëve të tyre.

Kanali informativ CNN njoftoi se Donald Trump gjatë fjalimit të tij në konferencën e komitetit për veprim politik të konservatorëve (CPAC) në shtetin Meriland të Amerikës, deklaroi se ai do të tërhiqet nga gara elektorale për postin e presidentit të Amerikës nëse ai do të akuzohej në ndonjë dosje federale dhe shtetërore e cila është duke u hetuar.

Ish-presidenti i Amerikës aktualisht po përballet me disa dosje gjyqësore të cilat janë duke u shqyrtuar duke përfshirë edhe dosjen për përpjekjet e tij dhe të aleatëve të tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në shtetin Xhorxhia në vitin 2020, sulm kundër Kongresit të SHBA-ve më 6 janar të vitit 2021 dhe për zbulimin e dokumenteve sekrete shtetërore në rezidencën e tij në Florida.

Trump gjithashtu duke kritikuar në mënyrë cinike Joe Biden, presidentin aktuale të Amerikës, ka thënë: "Biden aktualisht po na drejton neve në drejtim të harresës dhe republikanët më nuk kanë mundësi ta korrigjojnë këtë rrugë. Unë jam i vetmi kandidat i cili mund të premtojë se do të parandalojë shpërthimin e luftës së tretë botërore".

Tags