Rusia: Duart e SHBA-së 'të dukshme' në luftën në Ukrainë
(last modified Tue, 07 Mar 2023 18:46:51 GMT )
Mars 07, 2023 19:46 Europe/Tirane
  • Rusia: Duart e SHBA-së 'të dukshme' në luftën në Ukrainë

Rusia tha se duart e Shteteve të Bashkuara në konfliktin në Ukrainë janë "të dukshme", duke hedhur poshtë portretizimin e ndërhyrjes së huaj në luftë si të fshehtë.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, kishte thënë më herët se kriza në Ukrainë dukej se ishte nxitur nga një "dorë e padukshme" që synonte zgjatjen dhe përshkallëzimin e konfliktit. Ajo "dora e padukshme" po "përdor krizën e Ukrainës për t'i shërbyer axhendave të caktuara gjeopolitike", tha Qin Gang në një konferencë shtypi në margjinat e një takimi parlamentar në Pekin. Ai paralajmëroi gjithashtu se konflikti mund të përshkallëzohet ose "të dalë jashtë kontrollit", duke bërë thirrje që dialogu të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, , tha të martën se ai duhej "të mos pajtohej me kolegët kinezë". "Kjo është sigurisht një shaka. Ju e dini se çfarë është shakaja: kjo nuk është një dorë e padukshme, kjo është dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo është dora e Uashingtonit," tha Peskov. "Uashingtoni nuk dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Uashingtoni dëshiron dhe po bën gjithçka për të vazhduar këtë luftë. Kjo është dorë e dukshme," shtoi Peskov.

 

Tags