Parlamenti suedez miratoi projektligjin e anëtarësimit në NATO
(last modified Thu, 23 Mar 2023 06:50:22 GMT )
Mars 23, 2023 07:50 Europe/Tirane
  • Parlamenti suedez miratoi projektligjin e anëtarësimit në NATO

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström të mërkurën në mbrëmje tha: Parlamenti miratoi një projektligj që lejon vendin të bëhet anëtar i NATO-s.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatolia, ministri i Jashtëm suedez shtoi: Vendimi historik i sotëm dhe votimi pozitiv i Parlamentit suedez për anëtarësim në NATO do ta bëjnë vendin tonë një vend më të sigurt. Ai shtoi: Nga ana tjetër, Suedia do të garantojë siguri për vendet anëtare të këtij pakti ushtarak. Qershorin e kaluar, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me Turqinë për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë. Zyrtarët e tre vendeve më pas mbajtën takime për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes trepalëshe.  Ndërkohë, Suedia në nëntor miratoi një ligj kundër terrorizmit, duke shpresuar se Ankaraja do të miratonte kërkesën e Stokholmit për t'u bashkuar me NATO-n. Ligji, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, u lejon autoriteteve suedeze të ndjekin penalisht ata që mbështesin organizatat terroriste. Turqia të premten njoftoi se do të miratojë në parlamentin e saj procesin e protokollit të anëtarësimit të Finlandës në NATO.  Pas fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO, i cili duhet të miratohet nga të 30 anëtarët e kësaj aleance ushtarake. Që prej paraqitjes së kësaj kërkese, Turqia u ka kërkuar këtyre dy vendeve që të mos presin dhe mbështesin opozitën kurde dhe mbështetësit e PKK-së në vendin e tyre dhe t'i dorëzojnë Turqisë personat e dyshuar për akte terroriste. Ankaraja kërkon dorëzimin e 130 kundërshtarëve të qeverisë turke për të rënë dakord për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Personat në fjalë aktualisht jetojnë në këto dy vende dhe shumica prej tyre janë ndër kundërshtarët kurdë të akuzuar për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të 2016-ës në Turqi. 

Tags