Koreja e Veriut zbulon një nëndetëse të aftë për sulm bërthamor
(last modified 2023-03-24T07:09:13+00:00 )
Mars 24, 2023 08:09 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut zbulon një nëndetëse të aftë për sulm bërthamor

Në përgjigje të veprimeve provokuese të Uashingtonit dhe Seulit, Pheniani ka zbuluar armën e re të tmerrshme bërthamore.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut Yonhab të premten në mëngjes raportoi se Pheniani, gjatë një stërvitje që zgjati nga e marta deri të enjten dhe në përgjigje të stërvitjeve të SHBA-së dhe Koresë së Jugut në rajon, testoi një sistem të ri (një nëndetëse pa pilot) që ka aftësinë për të mbajtur armë bërthamore .   Koreja e Veriut thotë se ka zhvilluar një "armë sekrete" që mund të shpërthejë një bombë bërthamore pasi ajo t’i afrohet një porti të Koresë së Jugut. Koreja e Veriut kërcënoi se do të nisë një sulm bërthamor kundër Koresë së Jugut jo vetëm në tokë dhe në ajër, por edhe nën ujë. Në lidhje me testin e ri të armës bërthamore të Koresë së Veriut, media koreano-veriore njoftoi se gjatë testit të ri të armës bërthamore që u krye në prani të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, ai lëshoi ​​një mesazh të fortë për armiqtë e Phenianit.   Agjencia e lajmeve Yonhab njoftoi: Kjo nëndetëse pa pilot me kapacitet të një sulmi bërthamor u zhyt nën ujë në një thellësi prej 80 deri në 150 metra dhe lundroi për 59 orë e 12 minuta. Ajo gjithashtu arriti të shkatërrojë objektivat e supozuara të armikut. Ditët e fundit, Koreja e Veriut kreu një stërvitje dyditore duke simuluar një sulm teknik bërthamor në ujërat bregdetare të vendit me praninë e liderit të Koresë së Veriut. Në muajt e fundit, tensionet në Gadishullin Korean janë përshkallëzuar për shkak të stërvitjeve të përbashkëta provokuese dhe të vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, manovra që janë mbajtur pranë kufijve të Koresë së Veriut.

Tags