Koreja e Veriut e quajti Korenë e Jugut një "shtet armiqësor"
(last modified Fri, 18 Oct 2024 05:43:46 GMT )
Tetor 18, 2024 07:43 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut e quajti Korenë e Jugut një

Me ndryshimin e kushtetutës së Koresë së Veriut, shteti fqinj i Koresë së Jugut u shpall "shtet armiqësor".

Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) raportoi se futja e Koresë së Jugut si një vend armiqësor u miratua për shkak të kushteve politike, ushtarake dhe ato të sigurisë dhe tensionit në marrëdhëniet midis dy vendeve deri në kufirin e paparashikueshëm të luftës.

Më shumë detaje rreth ndryshimeve në kushtetutën e Koresë së Veriut nuk janë publikuar, por pikat kryesore të kushtetutës së rishikuar pritet të zbulohen në mënyra të tjera në të ardhmen.

Koreja e Jugut, në përgjigje të këtij veprimi të qeverisë së Koresë së Veriut, theksoi se çdo veprim i Phenianit do të marrë përgjigjen e duhur.  Kushtetuta e Koresë së Veriut u rishikua javën e kaluar.

 

Tags