Ushtria e Koresë së Veriut hedh në erë rrugët që çojnë në Korenë e Jugut
(last modified Tue, 15 Oct 2024 09:19:11 GMT )
Tetor 15, 2024 11:19 Europe/Tirane
  • Ushtria e Koresë së Veriut hedh në erë rrugët që çojnë në Korenë e Jugut

Mediat e Koresë së Jugut pretenduan se forcat e ushtrisë së Koresë së Veriut hodhën në erë rrugët kufitare që çojnë në Korenë e Jugut.

 Agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut, duke cituar kreun e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të vendit, pretendoi se ushtria e Koresë së Veriut hodhi në erë rrugët që çojnë në Korenë e Jugut.

Agjencitë koreano-jugore të sigurisë pohuan të hënën gjithashtu se kishin vëzhguar "lëvizje të pazakonta" të gjera në anën koreano-veriore të kufirit, përfshirë vendosjen masive të trupave dhe të pajisjeve ushtarake, duke ngritur shqetësime rreth synimit të Phenianit për të shkatërruar fizikisht infrastrukturën e transportit midis dy Koreve.

Ndërsa tensionet vazhdojnë në Gadishullin Korean, ushtria e Koresë së Veriut kërcënoi të mërkurën e kaluar se do të mbyllë përgjithmonë kufirin e saj me Korenë e Jugut dhe do të forcojë pozicionin e saj mbrojtës për t'iu kundërvënë "marrëzisë së konfrontimit" të forcave të SHBA dhe Koresë së Jugut.

Në një fjalim javën e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un akuzoi presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, për bashkëpunim me Uashingtonin për destabilizimin e rajonit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha: “Nëse armiqtë përpiqen të përdorin forcën kundër vendit tonë, ushtria e Koresë së Veriut do të përdorë pa ekuivok të gjithë fuqinë e saj sulmuese, veçanërisht armët bërthamore, dhe "atë ditë do të jetë fundi i regjimit të Koresë së Veriut".”

 

Tags