Të shtëna vdekjeprurëse në Teksas, SHBA
(last modified Sun, 07 May 2023 05:59:33 GMT )
May 07, 2023 07:59 Europe/Tirane
  • Të shtëna vdekjeprurëse në Teksas, SHBA

8 persona u vranë dhe 7 u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Dalla të Teksasit.

Sipas policisë së qytetit të Dallas, një person i armatosur në orën 15:40 me orën lokale hyri në qendrën tregtare Allen në Dallas dhe qëlloi në drejtim të njerëzve, duke vrarë tetë persona, përfshirë një fëmijë dhe duke plagosur shtatë të tjerë. Oficerët e policisë i nxorën me shpejtësi blerësit nga qendra tregtare. Sulmuesi më pas u qëllua dhe u vra nga një oficer policie që ndodhej aty pranë. Përsëritja e të shtënave në Teksas bëhet ndërsa ditët e fundit policia amerikane njoftoi se një person i armatosur hapi zjarr në një shtëpi banimi në qytetin e Cleveland të Teksasit dhe vrau pesë persona.  Sulmuesi në Teksas u gjet nga policia në një dollap pas një kërkimi katër-ditor. Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, të shtënat masive në SHBA do të arrijnë të paktën 198 në vitin 2023. Ky është numri më i lartë i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në Amerikë që nga viti 2016. Kongresi deri tani nuk ka arritur të kalojë një ligj kontrollues të konsiderueshëm për armët, pavarësisht të shtënave masive vdekjeprurëse në Amerikë. Ndërkohë, Teksasi i lejon banorët e tij të mbajnë armë të ligjshme pa leje.

Tags