Politikat hegjemoniste amerikane dhe tensionet e vazhdueshme në Azinë Juglindore
(last modified Wed, 19 Jul 2023 18:55:26 GMT )
Korrik 19, 2023 20:55 Europe/Tirane
  • Politikat hegjemoniste amerikane dhe tensionet e vazhdueshme në Azinë Juglindore

Me miratimin e politikave të reja hegjemoniste të Shteteve të Bashkuara Rajoni i Azisë Juglindore vazhdon të jetë subjekt i shumë tensioneve.

Lidhur me këtë, Zyra e Kryeministrit japonez mëngjesin e sotëm njoftoi: Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt detit të Japonisë. Nuk ka dyshim se lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut është shkaktuar nga lëvizjet ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajonin e Azisë Juglindore. SHBA-ja vazhdimisht po përpiqet të provokojë këto vende për të ushtruar presion mbi Kinën dhe Korenë e Veriut.  Politikat e Amerikës bëjnë që vende të pavarura si Kina dhe Koreja e Veriut për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të shpenzojnë një pjesë të aftësive të tyre për çështje ushtarake. Raketa balistike e Koresë së Veriut u lëshua mëngjesin e 19 korrikut. Javën e kaluar qeveria e Phenianit lëshoi raketën balistike ndërkontinentale Hëasong-18 drejt bregut lindor të vendit. Amerika, Koreja e Jugut dhe Japonia dënuan lëshimin e kësaj rakete nga Koreja e Veriut, por Koreja e Veriut nga ana e saj njoftoi:  “Ky veprim është ndërmarrë për vetëmbrojtje”. Ekspertët besojnë se Amerika me politika të reja si për shembull dhënien e më shumë pajisjeve ushtarake për Japoninë dhe Korenë e Jugut po përpiqet të krijojë një trekëndësh ushtarak të ngjashëm me NATO-n në Azinë Juglindore dhe me këto masa Amerika mund të shfrytëzojë rajonin sa herë që e sheh të nevojshme për të shkaktuar tensione dhe konflikte në Azinë Juglindore. Në të njëjtën kohë, në qiellin e Koresë së Veriut fluturojnë vazhdimisht aeroplanët spiun amerikanë.  Është e qartë se këto veprime të Amerikës mund të çojnë në provokimin më të madh të këtij vendi.  Ndër të tjera, lëshimi i raketës balistike nga Koreja e Veriut erdhi pasi Pheniani akuzoi aeroplanët spiun amerikan për shkelje të hapësirës ajrore të saj. Koreja e Veriut ka dënuar mbërritjen e një nëndetëse bërthamore amerikane të pajisur me raketa cruise në Korenë e Jugut dhe ka theksuar se do të reagojë ndaj saj. Nëndetësja amerikane e dërguar në brigjet e Koresë së Jugut ka hyrë në rajonin e Azisë Juglindore pas katër dekadash dhe nuk ka dyshim se mund të përkeqësojë problemet e vendeve të pavarura në këtë rajon. Në reagimin e parë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Veriut javën e kaluar dënoi planin për arritjen e një nëndetëse me fuqi bërthamore në rajon dhe paralajmëroi: “Ky veprim amerikan mund të çojë në krizën më të keqe dhe konfliktin bërthamor në botë. Qeveria e Koresë së Veriut ka njoftuar vazhdimisht se për sa kohë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rajonalë nuk ndalojnë veprimet destruktive dhe tensionuese kundër qeverisë së Phenianit, ky vend do të rrisë fuqinë e tij ushtarake për të mbrojtur territorin e tij. Veprimet e fundit të SHBA-së tregojnë se Koreja e Veriut nuk ka zgjidhje tjetër veçse të lëshojë raketa. Ndërkohë duket se Shtetet e Bashkuara me veprimet e tyre duke provokuar sa më shumë Korenë e Veriut ,kanë bërë një përpjekje shtesë për të arritur objektivat e tyre në rajon.  "Kim Yo-jong", motra e liderit të Koresë së Veriut, e cila është një nga zyrtarët e lartë të qeverisë së Phenianit, kohët e fundit në përgjigje të deklaratës së Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, paralajmëroi edhe një herë Shtetet e Bashkuara dhe tha:  "Ndalimi i zhvillimit të armëve të Koresë së Veriut është vetëm një ëndërr".  Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha: "Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Koreja e Veriut do të kryejë një tjetër provë të raketave balistike".

 


 

Tags