Gusht 15, 2023 09:17 Europe/Tirane
  • 27 të vrarë dhe 66 të plagosur nga shpërthimi në një karburant në Dagestan të Rusisë

Mëngjesin e kësaj të marte 27 persona humbën jetën dhe 66 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një pike karburanti në qytetin Makhachkala, kryeqyteti i Republikës së Dagestanit.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve  Rianovsi , kreu i rajonit të Dagestanit  Sergei Melikov , tha:  Zjarri filloi në një pikë riparimi makinash në anë të rrugës në Makhachkala, kryeqyteti i Dagestanit dhe kur u përhap në pikën e karburantit aty pranë, shkaktoi një shpërthim të madh. Autoritetet lokale të emergjencës thanë se zjarri pas këtij shpërthimi ka përfshirë një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë dhe rrezikon për shpërthime dhe zjarre të tjera. Sipas Interfax, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së Dagestanit, trembëdhjetë nga të plagosurit ishin fëmijë. Aktualisht, rreth 70 shpëtimtarë të Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë vazhdojnë të kryejnë operacione shpëtimi në vendin e zjarrit në Makhachkala.

Tags