Përfaqësuesit e ECOWAS takohen me presidentin e rrëzuar të Nigerit
(last modified Sun, 20 Aug 2023 07:22:43 GMT )
Gusht 20, 2023 09:22 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesit e ECOWAS takohen me presidentin e rrëzuar të Nigerit

Një delegacion përfaqësuesish nga ECOËAS (Bashkësia Ekonomike e Shteteve të Afrikës Perëndimore) u takua me presidentin e rrëzuar të Nigerit Muhamed Bazoum.

Takimi u mbajt me praninë e trupave të nigerit. Përfaqësuesit e ECOWAS kishin kërkuar vizitën kryesisht për të njohur kushtet e jetesës së Bazoum. Një përfaqësues (ECOWAS) i tha AFP se Muhamed Bazoum ishte "me frymë të mirë" - ndonse ai vazhdon të jetë në paraburgim. Presidenti i Nigerit që nga grushti i shtetit është mbajtur në rezidencën zyrtare të presidentit me familjen e tij dhe ka rritur shqetësimet ndërkombëtare rreth rrethanave të paraburgimit të tij. Përfaqësuesit e ECOWAS përpara takimit me Bazoum u takuan me udhëheqësit e grushtit të shtetit duke përfshirë gjeneralin Abdulrahman Chiani dhe bënë thirrje për lirimin e tij dhe kthimin në rend dhe kushtetutë të Nigerit. Takimi erdhi pasi shefat ushtarakë të ECOWAS njoftuan se ishin gati që të ndërhynin për të kthyer presidentin e rrëzuar të Nigerit. Udhëheqësi i grushtit të shtetit të Nigerit Abdulrahman Chiani të shtunën në përgjigje të kërcënimeve ushtarake nga ECOËAS (Bashkësia Ekonomike e Shteteve të Afrikës Perëndimore) tha se ne do të përballemi me çdo luftë kundër Nigerit. Forcat e gardës presidenciale të Nigerit arrestuan presidentin Muhamed Bazoum më 26 korrik dhe e hoqën atë nga detyra. Ditën tjetër komplotistët e grushtit të shtetit në Nigeri caktuan gjeneralin Abdulrahman Chiani si kreun e Këshillit të Tranzicionit.

 

 

Tags