Presidenti i ECOWAS: Ne nuk do të hezitojmë të bëjmë çdo përpjekje për të zgjidhur çështjen e Nigerit në mënyrë diplomatike
(last modified Sun, 27 Aug 2023 08:52:46 GMT )
Gusht 27, 2023 10:52 Europe/Tirane
  • Presidenti i ECOWAS: Ne nuk do të hezitojmë të bëjmë çdo përpjekje për të zgjidhur çështjen e Nigerit në mënyrë diplomatike

Presidenti i Nigerisë, i cili mban presidencën e radhës të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), tha se nuk do të hezitojë të bëjë çdo përpjekje për të zgjidhur çështjen e Nigerit në mënyrë paqësore, duke përdorur mjete diplomatike.

Sipas IRNA, presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, i cili është kryetar i radhës i Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOËAS), të shtunën e kaluar deklaroi se po punon për një zgjidhje diplomatike të çështjes së Nigerit dhe njoftoi se ai nuk është në favor të luftës që është e dëmshme për rajonin. “Bola Ahmed Tinubu” shtoi se komuniteti ekonomik i vendeve të Afrikës Perëndimore kërkon angazhime nga qeveria ushtarake e Nigerit sepse përgjegjësia për rrezikimin e jetëve të njerëzve i takon kësaj qeverie ushtarake. Presidenti i Nigerisë paralajmëroi më tej se nëse ushtria e Nigerit nuk bashkëpunon me komunitetin ekonomik të vendeve të Afrikës Perëndimore, palët e tjera do të ndërhyjnë. Pas vendosjes së qeverisë ushtarake në Niger nën presionin e Francës dhe Shteteve të Bashkuara, ECOWAS kundërshtoi Këshillin Ushtarak të Nigerit dhe njoftoi se po përgatitej për ndërhyrje ushtarake në Niger për të rikthyer Bazoum në pushtet. Megjithatë, komisionari i ECOWAS njoftoi se grupi nuk ka plane të sulmojë Nigerin dhe do të ndjekë të gjitha mjetet paqësore për të kthyer Mohammed Bazoum. Të mërkurën (26 korrik), roja presidenciale e Nigerit ndaloi presidentin e vendit, Muhamed Bazoum brenda pallatit presidencial dhe më pas e largoi atë nga pozicioni i tij. Më 28 korrik, Abdulrahman Chiani u emërua në krye të qeverisë ushtarake të Nigerit. Zhvillimet politike në Niger, për shkak të rëndësisë së këtij vendi, janë përballur me reagime të ashpra nga disa nga fqinjët e Nigerit si dhe nga disa vende ekstra-rajonale, deri në atë pikë saqë kërcënimi i ECOWAS për një sulm ushtarak ndaj Nigerit u përball me reagimin e Malit dhe Burkina Fasos. Të dy këto vende stacionuan avionët e tyre luftarakë në Niger. Ndërkohë Nigeri lëshoi ​​lejen për hyrjen e forcave ushtarake të Malit dhe Burkina Fasos kur të jetë e nevojshme.

Tags