Shkarkohet ministri i jashtëm libian pas takimit me ministrin e jashtëm të regjimit sionist
(last modified 2023-08-28T10:04:27+00:00 )
Gusht 28, 2023 12:04 Europe/Tirane
  • Shkarkohet ministri i jashtëm libian pas takimit me ministrin e jashtëm të regjimit sionist

Pas takimit të ministrave të jashtëm të Libisë dhe Izraelit në Romë, “Najla Manghosh” u shkarkua nga detyra.

Sipas Al Jazeera, kryeministri i qeverisë së unitetit kombëtar, Abdulhamid Al-Dabibah, shkarkoi ministren e jashtme dhe e dërgoi atë në organizatat monitoruese për hetime, pas takimit të ministres së jashtme të kabinetit të tij, Najla Manghosh, me ministri i jashtëm sionist, Eli Cohen, në Romë. Gjithashtu, shërbimi i sigurisë së brendshme të këtij vendi ka ndaluar udhëtimet e Najla Manghosh jashtë shtetit. Në lidhje me këtë, ministria e punëve të jashtme të Libisë përmes një komunikate njoftoi: Theksojmë respektimin e plotë të qëndrimeve kombëtare në lidhje me çështjet e kombeve arabe dhe islame, ndër të cilat më e rëndësishmja është kauza e Palestinës. Ministria e Punëve të Jashtme të Libisë shtoi: Ne theksojmë në qëndrimin tonë se Kodsi është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës dhe ky është një qëndrim fiks që nuk mund të ndryshohet. Në këtë deklaratë thuhet: Ministri i jashtëm, në përputhje me qasjen e qeverisë, ka refuzuar të ketë ndonjë takim me cilindo person që përfaqëson regjimin e Izraelit. Ministria e jashtme libiane gjithashtu tha se ajo që ndodhi në Romë ishte një takim joformal dhe i papërgatitur që u mbajt gjatë një takimi me ministrin e jashtëm italian. Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: Në këtë takim nuk ka pasur asnjë diskutim, marrëveshje apo konsultim, por ministrja ka theksuar qëndrimet fikse të Libisë. Në fund, ministria e punëve të jashtme të Libisë ka shpallur edhe një herë kundërshtimin e plotë dhe absolut me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me regjimin izraelit dhe ka theksuar qëndrimin e vendosur të Tripolit ndaj çështjes palestineze. Grupet, personalitetet dhe populli libian, në reagim ndaj takimit të ministrit të jashtëm të këtij vendi me ministrin e jashtëm të regjimit sionist, deklaruan edhe një herë kundërshtimin e tyre ndaj cdo kompromisi me këtë regjim. Ndërkohë, populli libian duke zhvilluar një demonstratë dënoi takimin e ministrit të jashtëm të qeverisë libiane të unitetit kombëtar me homologun e tij sionist Eli Cohen. Demonstruesit në qytetet Al-Zaëiya dhe Tajura dogjën flamurin e regjimit sionist dhe përdoruesit libianë në rrjetet sociale gjithashtu e dënuan takimin dhe e quajtën tradhti. Ministri i jashtëm izraelit Eli Cohen të dielën njoftoi për takimin e tij me Manghosh dhe tha se ky takim u mbajt javën e kaluar në Romë, kryeqytetin e Italisë. Ai e cilësoi këtë takim si historik. Ministria e Punëve të Jashtme të regjimit sionist bëri të ditur takimin mes Manghosh dhe Cohen javën e kaluar dhe njoftoi se për shkak të pozitës strategjike të Libisë, marrëdhëniet me këtë vend janë të një rëndësie të madhe dhe mund të sjellin shumë përfitime për Izraelin. Sipas raportit të rrjetit Al-Mayadeen, partia libiane "Al-Adalah wa Al-Banna" (Drejtësia dhe ndërtimi) gjithashtu dënoi takimin midis Cohen dhe Manghosh dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të saj. Kjo parti i është drejtuar kryeministrit të Libisë duke thënë: Ky veprim fyes ndaj ndjenjave të gjithë popullit libian kërkon shpjegime publike në media.

Tags