Ministrja e Jashtme e Libisë pas takimit me Eli Cohen largohet për në Turqi
(last modified 2023-08-29T07:15:21+00:00 )
Gusht 29, 2023 09:15 Europe/Tirane
  • Ministrja e Jashtme e Libisë pas takimit me Eli Cohen largohet për në Turqi

Najla Al-Monghosh, Ministre e Jashtme e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, u largua nga vendi dhe shkoi në Turqi pas protestave për takimin e saj të fundit me homologun sionist.  

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, mbulimi mediatik i takimit të Al-Manqosh me Cohen në Itali çoi në zemërimin dhe demonstratat e popullit libian dhe protestuesit i vunë zjarrin flamurit të regjimit sionist. Pas këtyre zhvillimeve, Abdulhamid Debiba, Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, shkarkoi Najla Al-Monghosh nga posti dhe e prezantoi atë në organizatat monitoruese për hetimet përkatëse. Neë York Times citoi zyrtarë libianë të kenë thënë se ministrja e jashtme iku në Turqi nga frika se mos i rrezikohej jeta.  Agjencia turke e lajmeve Anatolia gjithashtu njoftoi se një aeroplan i qeverisë libiane transferoi al-Manqhosh nga Tripoli për në Stamboll.  Historia nisi të dielën kur lajmi për takimin e ministrave të jashtëm të Libisë dhe Izraelit u publikua nga Ministria e Jashtme izraelite. Të dielën, ministri i jashtëm izraelit Eli Cohen zbuloi takimin e tij me Najala Al-Monghosh, Ministre e Jashtme e Qeverisë Libiane të Unitetit Kombëtar (me qendër në Tripoli) në Romë, kryeqyteti i Italisë dhe e quajti këtë takim si "historik" dhe " hapi i parë në vendosjen e marrëdhënieve midis Libisë dhe Izraelit.” Ndërkohë Ministria e Jashtme libiane tha se takimi i javës së kaluar me ministrin e Jashtëm izraelit në Romë të Italisë ishte “joformal dhe i paplanifikuar” dhe zonja Manqosh në këtë takim theksoi mbështetjen e Libisë për palestinezët. Por kjo nuk mundi të zvogëlojë zemërimin e protestuesve në disa qytete libiane, duke përfshirë Misrata, Al-Zantan dhe Tripoli. Megjithatë, lajmi i këtij takimi nga Ministria e Jashtme izraelite u përball me kritika nga opozita izraelite por edhe nga zyrtarë amerikanë. Yair Lapid, lideri i opozitës dhe ish-kryeministri i Izraelit, e quajti rrjedhjen e këtij lajmi nga Eli Cohen një akt të pamenduar dhe të turpshëm për regjimin sionist, gjë e cila dëshmon se “për të trajtuar çështje të ndjeshme diplomatike qeverisë izraelite nuk mund t'i besohet”.

Tags