52 persona u vranë në sulmin rus me raketa në Ukrainë
(last modified Fri, 06 Oct 2023 18:52:22 GMT )
Tetor 06, 2023 20:52 Europe/Tirane
  • 52 persona u vranë në sulmin rus me raketa në Ukrainë

Të paktën 52 persona u vranë në një sulm rus me raketa në fshatin Hroza në provincën Kharkiv, që ndodhet në verilindje të Ukrainës.

Sipas Reuters, ushtria ruse granatoi një kafene dhe një dyqan ushqimesh në këtë fshat të enjten. Pesëdhjetë e dy persona u vranë si rezultat i sulmit me raketa, tha Guvernatori i Rajonit të Kharkivit, Ole Sinhobov për TV ukrainas, dhe hetuesit e policisë thanë se autoritetet do të duhet të përdorin ADN-në për të identifikuar disa prej trupave, sepse mbetjet e tyre ishin të paidentifikueshme. Në rajonin e Kharkivit është shpallur zi publike dhe këto sulme ndodhën në të njëjtën kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Granada të Spanjës për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të enjten se "sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar". Gjithashtu, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dërgoi një ekip në terren për të hetuar sulmin.

 

Tags