Parlamenti turk shtyn vendimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO
(last modified Fri, 17 Nov 2023 09:59:14 GMT )
Nëntor 17, 2023 10:59 Europe/Tirane
  • Parlamenti turk shtyn vendimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin turk ka shtyrë votimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Sipas Reuters, Fuad Oktay, kreu i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin turk, pa shpallur një datë të caktuar tha se komisioni do të të kryejë negociata të mëtejshme dhe është e mundur që javën e ardhshme ai të vendosë në axhendën e tij projektligjin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Oktay gazetarëve u tha: “Që të gjithë ligjvënësit tanë të miratojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO, ata duhet të jenë të bindur plotësisht. Të gjitha këto do t'i diskutojmë në mbledhjen e ardhshme të komisionit. Është thënë se ligjvënësit e partisë në pushtet besojnë se disa çështje në lidhje me Suedinë ende "duhen sqaruar". Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte thënë më herët se do të përpiqej të lehtësonte procesin e ratifikimit, por shtoi se Suedia nuk kishte bërë mjaftueshëm kundër milicive kurde. Projektligji duhet të miratohet nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë përpara se të votohet në parlament, gjë që mund të zgjasë ditë ose javë. Në fund, ky projektligj duhet të nënshkruhet nga Erdogan.  Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s. Në mënyrë që një vend të bëhet anëtar i NATO-s, është e nevojshme që të gjithë anëtarët të pajtohen me të dhe të miratojnë projektligjin përkatës në parlamentin e tyre. Fillimisht, Turqia ishte kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO për shkak të asaj që e quajti praninë e madhe të anëtarëve të PKK-së në Suedi, por në muajt e fundit, ajo ka deklaruar se do të pranojë anëtarësimin e vendit në NATO në këmbim të disa masave kontrolluese nga Suedia.

Tags