Parlamenti turk pranoi anëtarësimin e Suedisë në NATO
(last modified Wed, 24 Jan 2024 08:33:50 GMT )
Janar 24, 2024 09:33 Europe/Tirane
  • Parlamenti turk pranoi anëtarësimin e Suedisë në NATO

Parlamenti turk të martën ra dakord për anëtarësimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) pas një periudhe të gjatë konflikti dhe mosmarrëveshjesh.

Sipas agjencisë së lajmeve “Anatolia”, ky protokoll u miratua me 287 vota pro, 55 vota kundër dhe 4 abstenime. Aktualisht, i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk e ka konfirmuar ende anëtarësimin e Suedisë në këtë aleancë ushtarake është qeveria e Hungarisë. Kryeministri i Suedisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndetën vendimin e Parlamentit turk për miratimin e këtij dokumenti dhe e quajtën atë një hap drejt anëtarësimit përfundimtar të Stokholmit në këtë aleancë ushtarake dhe i kërkuan Hungarisë që të bëjë të njëjtën gjë. Sipas këtij raporti, qeveria amerikane përshëndeti miratimin e protokollit të anëtarësimit të Suedisë në NATO në parlamentin turk, duke thënë se prania e vendit në këtë aleancë ushtarake do ta bëjë atë më të fortë dhe më të sigurt. Finlanda dhe Suedia, të dyja vende nordike afër ose në kufi me Rusinë, aplikuan për anëtarësim në NATO pasi filloi lufta e Moskës kundër Ukrainës në shkurt 2022. Turqia konfirmoi anëtarësimin e Finlandës në aleancë në mars, por tha se po priste që Suedia t'i përmbahej një memorandumi trepalësh të muajit qershor 2022 për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.

Tags