Policia suedeze arreston pesë persona që sulmuan ambasadën iraniane
(last modified Sun, 28 Jan 2024 07:17:39 GMT )
Janar 28, 2024 08:17 Europe/Tirane
  • Policia suedeze arreston pesë persona që sulmuan ambasadën iraniane

Duke kërkuar falje personalisht përmes telefonit, autoritetet suedeze theksuan përkushtimin e Suedisë për mirëmbajtjen dhe sigurimin e ambasadës dhe punonjësve të saj në përputhje me Konventën e Vjenës për të Drejtat Diplomatike dhe njoftuan se kanë arrestuar 5 nga sulmuesit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, pas grumbullimit të paligjshëm të një numri të vogël protestuesish përpara ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Stokholm dhe sulmit të mëpasshëm ndaj një prej punonjësve të ambasadës, ministri i jashtëm iranian Amir Abdollahian në një bisedë telefonike me Mohammad Ahmadi, i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës së vendit tonë, analizoi situatën në këtë ambasadë. Zyrtarët suedezë, në takime dhe biseda telefonike, përfshirë edhe telefonatën e shefit të departamentit të çështjeve globale dhe drejtorit të Përgjithshëm të ceremonive në Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke kërkuar ndjesë, shprehën përkushtimin e Suedisë për ruajtjen dhe garantimin e sigurisë së ambasadës dhe punonjësve të saj sipas Konventës së Vjenës për të Drejtat Diplomatike. Në këtë drejtim dhe me bashkëpunimin e policisë suedeze, 5 nga sulmuesit u arrestuan. “Kjo çështje do të vazhdojë të ndiqet derisa autorët e sulmit të shpallen fajtorë.

Tags