Shkurt 07, 2024 06:59 Europe/Tirane
  • Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së kundërshtoi ndihmën prej 17.6 miliardë dollarësh për Izraelin

Projektligji 17.6 miliardë $ i ndihmës për Izraelin nuk arriti të merrte votat e nevojshme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA dhe nuk u miratua.

Sipas CNN, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së aktualisht ka 431 anëtarë dhe miratimi i projektligjit të ndihmës për Izraelin kërkonte dy të tretat e votave të anëtarëve, por ky projektligj mori vetëm 250 vota pro dhe 180 përfaqësues votuan kundër.

Kundër këtij projektligji votuan 167 përfaqësues demokratë dhe 13 republikanë.

Këtë javë liderët republikanë dhe demokratë të Senatit amerikan paraqitën një plan prej 118 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe forcimin e kufijve, ku pjesa që lidhet me regjimin sionist u votua të martën dhe nuk u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pas prezantimit të projektligjit prej 118 miliardë dollarësh, tha se ky plan nuk ka asnjë shans të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Demokratët që votuan kundër ndihmës për Izraelin, besojnë se një votim i veçantë për këtë çështje do të ndikojë në paketën totale të ndihmës për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe minon sigurinë kufitare.

Nga ana tjetër, kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, u kërkoi anëtarëve të partisë së tij që të mos mbështesin faturën prej 118 miliardë dollarësh të presidentit amerikan Joe Biden.

 

Tags