Rënia e Avdiivka është një humbje simbolike për Ukrainën
(last modified Sun, 18 Feb 2024 07:14:48 GMT )
Shkurt 18, 2024 08:14 Europe/Tirane
  • Rënia e Avdiivka është një humbje simbolike për Ukrainën

Pas disa muajsh luftimesh, ushtria ukrainase më në fund të shtunën u tërhoq nga qyteti " Avdiivka " afër Donetskut dhe kontrolli i këtij qyteti strategjik ra në duart e forcave ruse.

Gazeta amerikane New York Times beson se rënia e qytetit " Avdiivka " është një "goditje strategjike dhe simbolike" për Ukrainën. Kontrolli i Donetskut ka qenë në duart e Rusisë dhe forcave aleate të saj që nga viti 2014 dhe me fillimin e trazirave në Ukrainë, ndërsa tani me kapjen e Avdiivka, siguria e këtij rajoni të rëndësishëm në kufijtë perëndimorë të Rusisë është në duart e Moskës. “New York Times” e cilësoi humbjen e ukrainasve në Avdiivka si një “goditje strategjike dhe simbolike” për ushtrinë e vendit dhe shkruan se ky qytet ishte selia e mbrojtjes së Ukrainës në rajonin e Donetskut. Ukrainasit po mbronin pozicionet e tyre ushtarake në këtë qytet në perëndim të këtij rajoni dhe në këtë mënyrë vazhdimisht e kishin vënë qytetin e Donetskut nën kërcënimin e tyre. Ndërkohë, në një telefonatë me homologun e tij ukrainas, presidenti amerikan e lidhi tërheqjen e Kievit nga qyteti kyç Avdiivka  drejtpërdrejt me pamundësinë e Kongresit për të miratuar më shumë ndihmë për Ukrainën për të parandaluar agresionin rus. Në një telefonatë me Volodymyr Zelensky, Joe Biden theksoi përkushtimin e Uashingtonit për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës. Biden deklaroi:  Ushtria ukrainase u detyrua të tërhiqej nga Avdiivka  pasi trupat ukrainase u detyruan të racionojnë municione për shkak të furnizimeve të reduktuara si rezultat i mosveprimit të Kongresit, duke çuar në fitoren e parë të rëndësishme të Rusisë në këtë muaj. Biden gjithashtu theksoi nevojën që Kongresi amerikan të miratojë paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën, e cila aktualisht është e bllokuar nga republikanët. Më parë, nënpresidentja e SHBA Kamala Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih tha se Uashingtoni nuk duhet të luajë lojëra politike mbi Ukrainën. Rusia ka thënë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e plotë të Avdiivka. Kapja e Avdiivka  mund të krijojë një rrugë të re për Rusinë dhe forcat ruse që të përparojnë drejt qyteteve të tjera strategjike, duke përfshirë Pokrovsk, në veriperëndim të rajonit, i cili është një qendër logjistike për ushtrinë ukrainase. Avdiivka, e cila është porta për në rajonin e pushtuar të Donetskut, ka qenë skena e luftimeve të ashpra për muaj të tërë dhe është shkatërruar pothuajse plotësisht. Marrja e kontrollit të Avdiivka është përparimi më i madh i Rusisë që nga kapja e Bakhmutit në maj. Neë York Times shkruante se Avdiivka gjithashtu ishte bërë një simbol i "rezistencës ukrainase" që nga fillimi i konfliktit në 2014 dhe rënia e tij mund të ndikojë në moralin e ushtrisë ukrainase.  Ndërsa lufta në shkallë të gjerë në Ukrainë vazhdon, ushtarët ukrainas kanë thënë se urdhri për t'u tërhequr nga Avdiivka është lëshuar shumë vonë.  Presidenti rus Vladimir Putin pas pushtimit të qytetit strategjik " Avdiivka " në Ukrainën lindore uroi forcat e armatosura të vendit për këtë "fitore të rëndësishme".

Tags