Demonstrata e mbështetësve të Ukrainës në qytetet evropiane
(last modified Sun, 25 Feb 2024 06:59:43 GMT )
Shkurt 25, 2024 07:59 Europe/Tirane
  • Demonstrata e mbështetësve të Ukrainës në qytetet evropiane

Mbështetësit e Ukrainës demonstruan në qytete të ndryshme evropiane në përvjetorin e dytë të sulmit të Rusisë ndaj këtij vendi.

Sipas IRNA, duke cituar AFP, protestuesit në Berlin, Londër, Paris, Beograd dhe qytete të tjera evropiane të shtunën, ndërsa mbanin flamuj ukrainas, i kërkuan presidentit rus Vladimir Putin t'i jepte fund luftës në Ukrainë. Organizatorët e demonstratës në Berlin thanë se në këtë protesta numri i protestuesve ishte 10,000 dhe dhe i policisë 5,000.  Në turmën e protestuesve foli edhe “Kay Ëenger”, kryebashkiaku i Berlinit dhe kërkoi dërgimin e raketave gjermane Taurus me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.  Mijëra protestues të tjerë në Londër marshuan në sheshin Trafalgar duke mbajtur pankarta ku shkruhej "Bota mbështet Ukrainën". Një demonstratë e ngjashme u mbajt në Rouen të Francës dhe kryetari i bashkisë së Rouen, Nicolas Mayer Roussinol, tha:   Evropa është në luftë. Ne nuk duhet të jemi anash kësaj beteje. Nga ana tjetër, më shumë se një mijë persona protestuan para ambasadës ruse në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë. Stokholmi, Dublini, Athina dhe Milano ishin gjithashtu ndër qytetet e tjera ku u mbajtën demonstrata në mbështetje të Ukrainës. Lufta në Ukrainë hyri në vitin e tretë, ndërsa evropianët nuk janë optimistë për përpjekjet e ushtrisë së vendit për të zmbrapsur Rusinë. Rezultatet e një sondazhi të ri të publikuar javën e kaluar tregojnë se vetëm 10% e evropianëve besojnë se Ukraina mund të mposhtë Rusinë.

Tags