Mars 08, 2024 17:36 Europe/Tirane
  • Afrika e Jugut bën përpjekje për të ushtruar më shumë presion ndërkombëtar mbi regjimin sionist

Pas vazhdimit të krimeve të regjimit sionist kundër kombit palestinez, Afrika e Jugut i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të marrë masa më emergjente ndaj këtij regjimi.

Vincent Maguinya, zëdhënësi i presidencës së Afrikës së Jugut, ndërsa kërkoi veprim të menjëhershëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të parandaluar urinë në Rripin e Gazës, theksoi se ka nevojë për më shumë masa për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e 2.3 milionë palestinezëve në Gaza. Situata në Rripin e Gazës është kritike. Regjimi sionist jo vetëm që e ka shtuar volumin e sulmeve të tij, por ka mbyllur edhe rrugët e dhënies së ndihmës për këtë rrip.  Në këtë kontekst, “Michael Fakhri”, raportuesi special i OKB-së për të drejtën e ushqimit, paralajmëroi për përkeqësimin e krizës së urisë në Gaza dhe tha: “Izraeli dëshiron të ndëshkojë të gjithë palestinezët. Ky është "gjenocid". Ky nivel urie nuk është përjetuar kurrë më parë në Gaza.Populli i Gazës po përjeton një dhunë të gjatë, të ngadaltë dhe të dhimbshme.  Edhe pse zyrtarë të ndryshëm të OKB-së dhe shumë vende kanë reaguar ndaj urisë së banorëve të Gazës dhe kanë bërë thirrje për krijimin e mënyrave të sigurta për të ndihmuar popullin palestinez, Izraeli vazhdon krimet e tij nën hijen e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore. Në këtë drejtim, Afrika e Jugut, e cila më parë kishte paraqitur një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkelje të Konventës së Gjenocidit, theksoi edhe një herë tjetër nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të siguruar parandalimin e mëtejshëm të gjenocidit në Rripin e Gazës. Që në javët e para të sulmeve të regjimit sionist ndaj palestinezëve, Afrika e Jugut e ka akuzuar Izraelin për aparteid dhe gjenocid në Gaza dhe përveç paditjes i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të ndalojë sulmet e regjimit sionist në Gaza dhe të vendosë një armëpushim. Në bazë të ankesës së Afrikës së Jugut ndaj regjimit sionist për të marrë masa për parandalimin e gjenocidit në Gaza, vendimi fillestar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte kundër regjimit sionist. Por praktikisht, Izraeli jo vetëm që vazhdon sulmet kundër palestinezëve, por tashmë me anë të politikës së urisë, ka nisur zyrtarisht gjenocidin torturues kundër popullin të përvuajtur të Gazës. Sipas Kombeve të Bashkuara, të gjithë banorët e Gazës po përballen me urinë dhe aktualisht rreth 378,000 njerëz vuajnë prej saj.  Gazeta Guardian në lidhje me këtë, shkruan: “Veprimet e Izraelit tregojnë se ky regjim synon të shkatërrojë palestinezët vetëm sepse ata janë palestinezë. Privimi i qëllimshëm i njerëzve nga ushqimi është padyshim një krim lufte.” Situata e rëndë në Gaza ka bërë që komuniteti ndërkombëtar të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Shumë vende kanë bërë thirrje për ndërprerjen e sulmeve izraelite duke formuar fushata të ndryshme, megjithatë, regjimi sionist dhe mbështetësi i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, janë kundër vendosjes së armëpushimit. Amerika vazhdon të dërgojë armë në Izrael për të masakruar popullin e Gazës dhe përdor të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit për të parandaluar nxjerrjen e një rezolute për armëpushim në Gaza.

 

Tags