Mars 16, 2024 09:42 Europe/Tirane
  • Ministri i Punëve të Jashtme të Afrikës së Jugut:  Shtetasit afrikanë të pranishëm në luftën kundër Gazës do të arrestohen

Ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut tha se çdo shtetas i këtij vendi që ndihmon regjimin sionist në luftën kundër Rripit të Gazës, do të arrestohet menjëherë sapo të kthehet në Afrikën e Jugut.

Sipas Agjencisë Studentore të Lajmeve të Iranit (ISNA), ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, Naledi Pandor në një ceremoni solidariteti me palestinezët që u mbajt në prani të zyrtarëve të partisë në pushtet të Kongresit Kombëtar të këtij vendi, tha se qytetarët e këtij vendi që shërbejnë në ushtrinë e regjimit sionist dhe po luftojnë përkrah këtij regjimi në Rripin e Gazës, do të arrestohen pas kthimit në Afrikën e Jugut. Ministri i Punëve të Jashtme të Afrikës së Jugut u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të vendit të tij të mblidhen dhe të protestojnë para ambasadave të atyre vendeve që mbështesin Izraelin. Ministria e Punëve të Jashtme të Afrikës së Jugut ka njoftuar më herët se personat që kanë shtetësi të dyfishtë të Afrikës së Jugut dhe Izraelit mund të humbasin shtetësinë e Afrikës së Jugut. Afrika e Jugut ka një popullsi të konsiderueshme hebreje prej rreth 70,000 njerëz, por nuk ka asnjë numër specifik të qytetarëve të saj të cilët po luftojnë për Izraelin gjatë luftës kundër Rripit të Gazës. Qeveria e Afrikës së Jugut është një mbështetëse e vendosur e popullit palestinez dhe një kritike e Izraelit. Gjatë gjenocidit të fundit nga regjimi sionist në Rripin e Gazës, ajo i paditi liderët e këtij regjimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatën Penale për " krimet e luftës" për shkeljen e Konventës së Gjenevës të vitit 1948 për Ndalimin e Gjenocidit. Që nga 7 tetori 2023, më shumë se 31 mijë palestinezë janë martirizuar dhe mbi 72 mijë janë plagosur në sulmet e ushtrisë së regjimit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Tags