Prill 09, 2024 09:22 Europe/Tirane
  • Ndikimi i luftës në Gaza ul mundësinë e fitores së Biden në zgjedhjet e 2024 në SHBA

Kanali CNN i lajmeve luftën në Rripin e Gazës dhe pasojat e saj me tensione rajonale e vlerësoi si një krizë të thellë në rrugën drejt fitores së mundshme të Bidenit në zgjedhjet amerikane të vitit 2024.

Sipas CNN, kanë kaluar gjashtë muaj nga fillimi i luftës së regjimit sionist në Rripin e Gazës. Presidenti amerikan Joe Biden është i përfshirë në një krizë të jashtme të pakontrollueshme që mund të ketë pasoja të thella në politikën e brendshme dhe mundësinë për tu rizgjedhur si president i SHBA-së në vitin 2024. Sipas kësaj media amerikane, rreziqet e gjithanshme gjeopolitike të luftës aktuale në Azinë Perëndimore, pas paralajmërimit të zyrtarëve amerikanë për mundësinë e një sulmi hakmarrës nga Teherani pas sulmit të Izraelit në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask dhe pas përpjekjes së regjimit sionist për të përshkallëzuar tensionet në kufirin verior me Libanin, kanë hyrë në një fazë të re. CNN shpjegoi, zakonisht në SHBA, çdo president përpiqet të shmangë çdo konflikt të paktën në vitin e zgjedhjeve, por Biden aktualisht është i bllokuar seriozisht në konfliktin e nisur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Për pasojë, Biden po përballet me një reagim të fortë nga votuesit progresivë, të rinj dhe arabë amerikanë që mund të rrezikojnë shpresat e tij për rizgjedhje, veçanërisht në disa shtete të caktuara. Në lidhje me këtë, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, dje në një intervistë për CBS News tha se aleatët janë ende kundër sulmit të planifikuar të Izraelit në Rafah. Në artikullin e tij të fundit, Newsweek vuri në dukje rezultatet e disa sondazheve në lidhje me popullaritetin e Bidenit pasi mbështeti pa rezerva regjimin izraelit dhe këtë sondazh e quajti katastrofik. Ky botim amerikan shkruante se tre sondazhe të kryera ekskluzivisht dhe të porositura nga Newsweek nga Radfield, Wilton dhe Strategis tregojnë se që nga dhjetori, votuesit amerikanë që  janë të pakënaqur me performancën e Biden në krizën e luftës në Gaza janë rritur ndjeshëm dhe vetëm 37% e amerikanëve e konfirmojnë dhe pranojnë qëndrimin e presidentit në menaxhimin e kësaj lufte.

Tags