Prill 29, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetin palestinez në maj

Sipas shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, disa shtete evropiane pritet të njohin shtetin e pavarur palestinez deri në fund të majit.

Josep Borrell e bëri këtë deklaratë të hënën në margjinat e një takimi special të Forumit Ekonomik Botëror në Riad, vetëm disa orë pasi ministri i Jashtëm i Norvegjisë tha se “ne vërtet duam të njohim shtetin palestinez”.

“Ne mund të shohim se duke bashkuar forcat mund ta bëjmë këtë më kuptimplotë”, tha Espen Barth Eide për Reuters, duke iu referuar një plani për të njohur shtetin palestineze së bashku me një prezantim të një plani paqeje të mbështetur nga Palestina në OKB.

Muajin e kaluar, Izraeli paralajmëroi vendet evropiane se çdo plan për të njohur një shtet palestinez do të zvogëlonte shanset për një zgjidhje të negociuar të konfliktit në Gaza.

 

Tags