May 07, 2024 09:49 Europe/Tirane
  • Kina dhe Franca: Sulmi i Izraelit në Rafah do të çojë në një fatkeqësi më të madhe njerëzore

Presidentët kinezë dhe francezë Xi Jinping dhe Emmanuel Macron paralajmëruan se sulmi izraelit në Rafah do të çojë në një fatkeqësi më të madhe humanitare.

Sipas IRNA, duke cituar Xinhua, Xi dhe Macron në një deklaratë të përbashkët njoftuan se janë kundër migrimit të detyruar të civilëve palestinezë.  Kjo deklaratë është bërë gjatë vizitës së Xi në Francë. Presidentët e Republikës së Kinës dhe Francës gjatë takimit të tyre në Paris diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme. Menjëherë pasi Hamasi ra dakord për planin e armëpushimit, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi në një deklaratë se kabineti i luftës izraelite kishte miratuar nisjen e sulmit tokësor në Rafah. Sipas raportit të Zyrës së Kryeministrit të regjimit sionist, kabineti i luftës i këtij regjimi vendosi njëzëri nisjen e operacionit në Rafah për të vazhduar “presionin ushtarak ndaj Hamasit për lirimin e të burgosurve dhe arritjen e qëllimeve të tjera të luftës”. Disa orë më vonë, regjimi sionist sulmoi Rafahun, si pasojë e të cilit 5 persona, mes tyre një fëmijë, ranë dëshmorë.

Tags