Erdogan: Ekziston mundësia e dërgimit të trupave turke në territoret e pushtuara
(last modified Mon, 29 Jul 2024 07:16:26 GMT )
Korrik 29, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Erdogan: Ekziston mundësia e dërgimit të trupave turke në territoret e pushtuara

Presidenti i Turqisë paralajmëroi regjimin sionist se mund të dërgojë forcat ushtarake të vendit të tij në territoret e pushtuara.

Sipas IRNA, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një intervistë tha se forcat ushtarake turke mund të hyjnë në territoret e pushtuara ashtu sic në të kaluarën janë dërguar në Karabak dhe Libi.  Duke iu referuar luftës së fundit të regjimit sionist kundër Hamasit në Gaza, Erdogan në një intervistë për kanalin “Hulk TV” tha: “Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t'i bëjë këto gjëra kundër palestinezëve. Erdogan shtoi: Ne do të bëjmë të njëjtën gjë me ta [regjimin izraelit] ashtu sic bëmë kur kemi hyrë në Karabak dhe Libi. Asgjë nuk është pamundur. Ne duhet të jemi të fortë për të bërë veprime të tilla. Sipas Bloomberg, në vazhdën e luftës midis Izraelit dhe Hamasit, Erdogan thirri ambasadorin turk dhe pezulloi tregtinë me Izraelin dhe gjithashtu akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për kryerjen e gjenocidit.  Turqia gjithashtu dërgon ndihma humanitare në Gaza dhe ofron ndihmë mjekësore për të lënduarit në konflikt duke i lejuar ata që të marrin kujdes mjekësor në Turqi. Turqia ndërhyri në luftën civile të Libisë në nëntor 2023 në mbështetje të qeverisë së njohur nga OKB-ja dhe në të njëjtin vit mbështeti Azerbajxhanin kundër Armenisë duke e furnizuar me armë dhe duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake gjatë luftës në Nagorni-Karabak. Turqia është anëtare e NATO-s, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Britaninë, Gjermaninë dhe aleatë të tjerë të ngushtë të Izraelit.

Tags