Borrell kërkon sanksionimin e ministrave të linjës së ashpër të kabinetit të Netanyahut
(last modified 2024-08-12T07:58:01+00:00 )
Gusht 12, 2024 09:58 Europe/Tirane
  • Borrell kërkon sanksionimin e ministrave të linjës së ashpër të kabinetit të Netanyahut

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të sanksionojë ministrin e Financave Bezalel Smotrich dhe ministrin e Sigurisë së Brendshme të kabinetit të regjimit sionist, Itamar Ben-Gvir.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Borrell shkroi në një mesazh në llogarinë e tij të përdoruesit në rrjetin social X (ish-Twitter): "Ndërsa bota po ushtron trysni për një armëpushim në Gaza, Itamar Ben-Gvir ka bërë thirrje për një reduktim të dërgesave të karburantit dhe të ndihmës për civilët në Gaza."

Më tej, ai shtoi: "Po ashtu, deklaratat ogurzeza të Bezalel Smotrich janë nxitje për krime lufte. Sanksionet duhet të jenë në programin e punës së Bashkimit Evropian."

Zyrtari i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian shtoi: "Unë i kërkoj qeverisë së (regjimit të) Izraelit që të distancohet qartë nga këto provokime për të kryer krime lufte dhe të marrë pjesë me mirëbesim në negociatat e armëpushimit të menjëhershëm."

Borrell, më herët ka deklaruar: "Uritja e qëllimshme e civilëve është një krim lufte dhe deklarata e Smotrich është një fyerje ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve themelore njerëzore."

Ministri i Financave i regjimit sionist tha në një deklaratë të disa ditëve më parë: "Askush nuk dëshiron që 2 milionë qytetarë të Gazës të vriten ose të mbahen të uritur, por megjithatë, kjo mund të jetë e drejtë dhe morale deri në kthimin e pengjeve tanë."

 

Tags