"Middle East Eye": Izraeli ka mësuar nga SHBA se si të përdhunojë të burgosurit palestinezë të luftës
(last modified Thu, 15 Aug 2024 18:23:44 GMT )
Gusht 15, 2024 20:23 Europe/Tirane
  • Fotografia në anën e majtë: ushtari agresor amerikan në burgun Abu Ghuraib / Fotografia në anën e djathtë: ushtari agresor izraelit
    Fotografia në anën e majtë: ushtari agresor amerikan në burgun Abu Ghuraib / Fotografia në anën e djathtë: ushtari agresor izraelit

Parstoday – Sipas raportit të "Middle East Eye", deklarimi i Perëndimit se është i çuditur nga publikimi i raporteve për përdhunimin seksual të të burgosurve palestinezë, është vetëm një paraqitje e improvizuar.

Media "Middle East Eye", duke cituar të historikun e gjatë të torturave të kolonialistëve amerikanë dhe britanikë, si dhe raportin e organizatave të të drejtave të njeriut për torturimin e palestinezëve në burgjet e regjimit sionist, ka raportuar se shprehja e habisë dhe tronditja e perëndimorëve në reagim ndaj imazheve të përdhunimit të të burgosurve palestinezë, është një shfaqje e rreme.

Sipas Parstoday dhe duke cituar agjencinë e lajmeve ISNA, në këtë raport thuhet se skandali i torturave seksuale të palestinezëve në burgjet e regjimit sionist, ku nëntë ushtarë të këtij regjimi u arrestuan për torturim fizik dhe seksual ndaj burrave palestinezë dhe më pas u liruan dhe u vendosen në arrest shtëpiak, është raportuar në mediat perëndimore në atë mënyrë sikur të jetë një rast përjashtim dhe i veçantë. Kjo nuk është një metodë e zakonshme. Supozimi i perëndimorëve në përballje me këtë çështje të dhimbshme dhe të tmerrshme, është ky se gjoja torturat seksuale në burgjet e regjimit sionist nuk janë një dukuri e shpeshtë dhe e përditshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka cilësuar pamjet e publikuara nga burgu "Sadi Timan" i regjimit sionist si “të tmerrshme” dhe ka bërë thirrje për marrjen e masave të rrepta ndaj autorëve. Shtëpia e Bardhë, e cila paraqitet se nuk është e informuar për torturat e përditshme të palestinezëve në burgjet izraelite, i cilësoi raportet për torturat seksuale në regjimin sionist si "shumë shqetësuese". Edhe Bashkimi Evropian pretendon se është “shumë i shqetësuar” pasi ka parë këto imazhe dhe raportime të torturave seksuale në burgjet e regjimit sionist.

Ndërsa kjo çështje nuk është një zhvillim i ri në metodat e shtypjes dhe dhunës së regjimit sionist, sepse ushtria e këtij regjimi ka përdorur sistematikisht torturat fizike dhe seksuale ndaj palestinezëve të paktën që nga viti 1967 dhe grupet e të drejtave të njeriut e kanë ekspozuar këtë të vërtetë të hidhur vite më parë.

Sipas raportit, që nga vitet 1880, "sadizmi" ose "abuzimet e tjera" kanë qenë një tipar i trajtimit të palestinezëve nga kolonizatorët sionistë, madje disa liderë të moderuar sionistë e kundërshtuan atë në atë kohë.

Ky raport thotë: “Ky sadizëm dhe torturë seksuale, që shpesh shoqërohet me të, i ka rrënjët jo vetëm në arrogancën koloniale të evropianëve, por edhe në pikëpamjet që thonë se arabët kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe janë më të ndjeshëm ndaj torturave seksuale se sa janë evropianët”.

Imazhi i një prej agresorëve që u soll për intervistë nën presionin e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ai mbrojti veprimin e tij

 

Tortura, një çështje e zakonshme

Ndërsa Perëndimi paraqitet se është i çuditur dhe i tmerruar nga lajmi i përdhunimit në burgjet izraelite, sionistët që jetonin në territoret e pushtuara së bashku me disa anëtarë të "Knesset" sulmuan qendrat e paraburgimit ku mbaheshin këta nëntë roje burgu përdhunues për t'i liruar ata. Edhe disa ministra të kabinetit të regjimit pushtues sionist kanë mbështetur publikisht dhunimin e të burgosurve palestinezë dhe e kanë bërë atë të duket si një akt legjitim!

Sipas "Middle East Eye", çudia e Perëndimit për këto raportime është një shfaqje e rreme, sepse organizata izraelite për të drejtat e njeriut "Betsalim" ka raportuar se regjimi izraelit ka ndjekur një politikë të abuzimit të organizuar ndaj të burgosurve dhe torturimit të tyre që nga tetori i vitit të kaluar. Nga ana tjetër, një nga gardianët e burgut izraelit i cili ishte arrestuar, doli në televizionin sionist Channel 14 me fytyrë të mbuluar dhe mbrojti këtë akt çnjerëzor në një program të drejtpërdrejtë.

Pak më vonë ai hoqi maskën nga fytyra në llogarinë e tij të përdoruesit në hapësirën virtuale dhe publikisht tha se ndihej krenar për veprimet e tij dhe të grupit të tij! Televizioni sionist ka kërkuar edhe dënimin e personit që ka publikuar videon e përdhunimit të të burgosurit palestinez nga rojet e burgut dhe e ka dërguar në duart e grupeve të të drejtave të njeriut. Ata e kanë prezantuar atë si “tradhtar”.

Burgu i Abu Ghraib, një nga qendrat më të famshme amerikane në Irak, ku u ekspozuan shumë abuzime seksuale

 

Tortura raciste

Në raportin e saj, media angleze theksoi se ky akt i regjimit sionist nuk është i paprecedentë në botë, sepse edhe mbështetësi kryesor i këtij regjimi ka një histori të gjatë në këto lloj tortura të tmerrshme. Pas zbulimit të trajtimit çnjerëzor të amerikanëve ndaj të burgosurve irakianë në burgun e Abu Ghraib në vitin 2003, "Seymour Hersh", një gazetar veteran amerikan, zbuloi se amerikanët konservatorë dhe proluftës, muaj para pushtimit të Irakut, kishin ngritur çështjen e ndjeshmërisë së mundshme të arabëve ndaj përdhunimeve seksuale.

Duke iu referuar librit Subhi al-Khadra, një i burgosur politik palestinez, në të cilin autori intervistoi të burgosurit e torturuar palestinezë, "Middle East Eye" i referohet rrëfimit të tij për krimet e sionistëve dhe britanikëve pro-sionistë në ditët e para të kolonizimit të Palestinës.

Në raportin e tij, al-Khadra shkroi për qëllimin e britanikëve për torturë dhe shkroi se këto tortura nuk u kryen me qëllim të marrjes në pyetje, por kishin për qëllim thjesht ushtrimin e dhunës kundër arabëve dhe myslimanëve dhe tregonin përpjekjet e kolonialistëve për të zbrazur urrejtjen dhe egërsinë e tyre dhe zemërimin kundër arabëve.

Sipas këtij raporti, çështja nuk është se arabët dhe myslimanët kanë kryer një krim dhe po torturohen për të rrëfyer krimet e tyre. Tortura ndaj tyre kryhet vetëm për të kënaqur dëshirat personale të torturuesve; torturë për torturë.

Torturimi i një ushtari vietnamez nga ushtarët e Amerikës

 

Duke ndjekur gjurmët e kolonialistëve të vjetër

Sipas Parstoday, faqja "Middle East Eye", në një provë më të thellë të faktit se shprehja e çudisë së Perëndimit për torturat dhe përdhunimet seksuale në burgjet e regjimit sionist është një reagim i rremë dhe vetëm një shtirje, vuri në dukje faktin se në Luftën e Vietnamit, përdhunimi e femrave guerile vietnameze nga ushtarët amerikanë ishte bërë një gjë normale dhe madje ky veprim barbar ishte pjesë e udhëzimeve stërvitore të ushtrisë amerikane.

Në këtë raport thuhet: "E njëjta paradigmë orientaliste dhe seksiste që sundon mbi qëndrimin e Izraelit ndaj të burgosurve palestinezë, sundoi gjithashtu mbi perspektivën amerikane për Luftën e Vietnamit".

Sipas "Middle East Eye", vrasja dhe dhunimi i palestinezëve dhe uzurpimi i tokës së tyre është bërë një strategji e përhershme e sionistëve që nga viti 1948 dhe kërkesat për "hetime" në këtë drejtim nuk do të çojnë askund.

Në fund të raportit të saj, media britanike parashikoi se regjimi sionist, në "hetimet" e tij në këtë drejtim, do të theksojë sërish "të drejtën për vetëmbrojtje" dhe do të mbështetet në vlerat dhe parimet e rendit dhe ligjit, në të njëjtat parime që kanë ekzistuar që nga viti 1948 e deri më sot dhe që kanë lejuar sionistët të persekutojnë popullin palestinez dhe të mos japin llogari para asnjë institucioni për këto veprime kriminale.

 

Tags