Filozofi amerikan: Madhështia e Arbainit të Imam Husejnit mund ta mposhtë islamofobinë
(last modified Thu, 15 Aug 2024 19:07:04 GMT )
Gusht 15, 2024 21:07 Europe/Tirane
  • Filozofi amerikan: Madhështia e Arbainit të Imam Husejnit mund ta mposhtë islamofobinë
    Filozofi amerikan: Madhështia e Arbainit të Imam Husejnit mund ta mposhtë islamofobinë

Pars Today- Profesori Charles Taliaferro, filozofi amerikan, e quajti Imam Husejnin (a.s.), nipin e Profetit të nderuar të Islamit dhe anëtar i Ehli Bejtit (a.s.), si një frymëzim për ata që duan drejtësi në botë.

Profesor Charles Taliaferro, profesor i filozofisë në pension në Kolegjin St. Olaf të Amerikës dhe anëtar i Institutit Mbretëror të Filozofisë, duke folur për kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.) për t'u përballur me padrejtësinë dhe tiraninë, deklaroi: "Sakrifica e Imam Husejnit (a.s.) është një shembull i guximit heroik dhe frymëzues për miliona njerëz me përkatësi fetare të ndryshme".

Sipas Pars Today, Profesor Taliaferro shtoi: "Heronjtë e mëdhenj të luftës kundër padrejtësisë, si i krishteri Nelson Mandela dhe hindui Mahatma Gandhi, u frymëzuan nga guximi i mahnitshëm i Imam Husejnit (a.s.) në betejën e Qerbelasë".

Në një intervistë për agjencinë iraniane të lajmeve Mehr, Profesor Charles Taliaferro përmendi marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) si dhe pjesëmarrjen e besimtarëve të krishterëve në këtë ceremoni dhe deklaroi: "Popullsia e botës është shumë më fetare se sa imagjinojnë komentuesit laikë".

Arbaini Husejnit

Duke iu referuar rezultateve të një studimi të Qendrës Amerikane të Kërkimeve Pew, ky anëtar i Institutit Mbretëror të Filozofisë theksoi se 80% e popullsisë së 230 vendeve në botë është e lidhur me çështjet fetare, Imam Husejni (a.s.) admirohet nga shumë njerëz. Myslimanët, të krishterët dhe hindusët, dhe shumë prej tyre janë të përkushtuar për të luftuar padrejtësinë në botë".

Në këtë bisedë, profesori Charles Taliaferro uroi që njohja me Imam Husejnin (a.s.) do të bëjë më shumë njerëz të kërkonin jetën fetare dhe shpirtërore.

Në përgjigje të pyetjes se sa efektive ka qenë ceremonia e Arbainit në krijimin e bashkëpunimit dhe unitetit mes njerëzve të rajonit dhe botës për të luftuar terrorizmin, Taliaferro tha: "Sa më madhështore të mbahet ngjarja e Arbainit, aq më shumë mund të mposhtet islamofobia".

Çdo vit, miliona besimtarë myslimanë shiitë dhe të shkollave të tjera islame nga anembanë botës marrin pjesë në ceremoninë speciale të marshit të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), i cili njihet si një nga tubimet më të mëdha publike në botë. Zakonisht, rreth 20 ditë para Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), gjegjësisht të dyzetave të Ashurasë, besimtarët nga e gjithë bota në këmbë, nga qytetet përreth Irakut dhe Iranit, lëvizin në drejtim të Qerbelasë në këmbë, ku nderojnë kujtimin e dëshmorëve të ngjarjes së Qerbelasë.

 

Tags