Katër udhëheqës të ISIS-it u vranë në një sulm të përbashkët SHBA-Irak
(last modified 2024-09-14T08:35:15+00:00 )
Shtator 14, 2024 10:35 Europe/Tirane
  • Katër udhëheqës të ISIS-it u vranë në një sulm të përbashkët SHBA-Irak

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se 14 anëtarë të ISIS-it, mes të cilëve katër nga krerët e këtij grupi terrorist, janë vrarë në një operacion të përbashkët muajin e kaluar nga forcat e këtij vendi dhe Irakut.

Sipas IRNA, Centcom në një deklaratë në rrjetin social X të shtunën në mëngjes shkroi: Forcat e Komandës Qendrore të SHBA dhe forcat irakiane të sigurisë më 29 gusht kryen një sulm të përbashkët në perëndim të Irakut, i cili rezultoi në vdekjen e 14 operativëve të ISIS. Deklarata shtoi: Ky operacion kishte në shënjestër liderët e ISIS-it dhe zvogëloi aftësinë e ISIS-it për të planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulme kundër qytetarëve, aleatëve dhe partnerëve irakianë dhe amerikanë në rajon dhe më gjerë. Michael Eric Korilla, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, tha: Centcom është i përkushtuar për shkatërrimin e plotë të ISIS, i cili kërcënon Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë, si dhe stabilitetin rajonal.

Tags