Hamasi përshëndeti miratimin e rezolutës së OKB-së në mbështetje të kombit palestinez
(last modified 2024-09-19T20:00:53+00:00 )
Shtator 19, 2024 22:00 Europe/Tirane
  • Hamasi përshëndeti miratimin e rezolutës së OKB-së në mbështetje të kombit palestinez

Sahab- Lëvizja Hamas përshëndeti miratimin e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që i jep fund pushtimit të paligjshëm të territoreve të pushtuara.

Sipas Agjencisë iraniane të Lajmeve Studentore (ISNA), Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në një deklaratë përshëndeti miratimin e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në mbështetje të së drejtës së kombit palestinez për vetëvendosje dhe theksoi kërkesën për t'i dhënë fund pushtimit të tokave palestineze nga regjimi sionist. Miratimi i kësaj rezolute tregon vendosmërinë reale ndërkombëtare për të mbështetur popullin palestinez dhe të drejtat e tij legjitime dhe mbi të gjitha të drejtën për vetëvendosje dhe formimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Kodsin. Në deklaratën e lëvizjes Hamas gjithashtu thuhet se miratimi i kësaj rezolute është një fitore e rëndësishme për kombin palestinez dhe një tregues i izolimit në rritje me të cilin po përballet sot regjimi sionist. Hamas falënderoi vendet që votuan në favor të kësaj rezolute. Lëvizja Hamas gjithashtu bëri thirrje për më shumë përpjekje nga anëtarët për të izoluar regjimin pushtues të Kodsit në arenën ndërkombëtare dhe për të ushtruar presion kundër tij me qëllim ndalimin e agresionit në Gaza. Deklarata e lëvizjes Hamas u bë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi projekt-rezolutën e paraqitur nga përfaqësuesi palestinez në këtë organizatë e cila u miratua me pëlqimin e 124 vendeve, kundrejt 14 votave kundër. Kjo rezolutë, e cila kërkon tërheqjen e forcave pushtuese sioniste nga tokat e pushtuara palestineze në 12 muajt e fundit në bazë të ligjeve ndërkombëtare, tregon mbështetjen e gjerë të kërkesave të kombit palestinez në nivel ndërkombëtar. Që nga 7 tetori 2023, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, regjimi sionist ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur palestinez dhe heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të të drejtave të njeriut përballë krimeve të Izraelit ka çuar në vazhdimin e vrasjes së grave dhe fëmijëve palestinezë nga makineria e luftës e këtij regjimi.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, numri i viktimave të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 41.272 dëshmorë dhe 95.551 të plagosur.

Tags