Erdogan kërcënon Izraelin: Do ta paguani çmimin e gjenocidit kundër palestinezëve!
(last modified Mon, 07 Oct 2024 18:44:47 GMT )
Tetor 07, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Erdogan kërcënon Izraelin: Do ta paguani çmimin e gjenocidit kundër palestinezëve!

Në një vjetorin e sulmit të 7 tetorit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dërgoi një mesazh kërcënues Izraelit.

“Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen prej një viti dhe që po e vazhdon”, shkroi presidenti turk në një postim në rrjetin social X.

Kjo deklaratë vjen një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe përgjigjes ushtarake izraelite kundër Gazës.

“Këtu dhe për 365 ditë, 50 mijë vëllezër e motra, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht. Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalen në të njëjtën mënyrë”, tha Erdogan.

Sipas presidentit turk, “njerëzimi në tërësi është vrarë drejtpërdrejt para syve të botës për një vit”.

 

Tags