Guterres: Sulmi ndaj UNIFIL-it mund të jetë shembull i një krimi lufte
(last modified 2024-10-14T09:19:01+00:00 )
Tetor 14, 2024 11:19 Europe/Tirane
  • Guterres: Sulmi ndaj UNIFIL-it mund të jetë shembull i një krimi lufte

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se sulmi izraelit ndaj paqeruajtësve të kësaj organizate në jug të Libanit "mund të jetë një shembull i një krimi lufte" dhe theksoi se këto forca do të qëndrojnë nëpër pozicione.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, zëdhënësi i Guterresit, Stephane Dujarric, publikoi një deklaratë në faqen e internetit të organizatës të dielën mbrëma, duke cituar Sekretarin e Përgjithshëm dhe shkroi: "Personeli dhe bazat e Forcave të Përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër. Sulmi ndaj këtyre forcave paqeruajtëse është një shkelje e ligjeve ndërkombëtare, përfshirë ligjet ndërkombëtare humanitare."

Ushtria izraelite shënjestroi një postë vrojtimi që i përkiste UNIFIL-it në Nakura të premten në mëngjes, duke plagosur 2 paqeruajtës nga Sri Lanka.

Të enjten, në një sulm tjetër të ngjashëm, u plagosën edhe dy paqeruajtës të tjerë.

Forcat paqeruajtëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit njoftuan gjithashtu: "Të shtunën, ushtarët e ushtrisë izraelite ndaluan lëvizjen mbështetëse të forcave tona pranë qytetit Mejs al-Xhabal dhe i penguan këto forca të kryejnë misionin e tyre."

Rreth 10,000 paqeruajtës ndërkombëtarë po punojnë në kuadër të misionit UNIFIL në Libanin jugor.

UNIFIL u themelua nga Këshilli i Sigurimit në mars të vitit 1978 për të mbikëqyrur tërheqjen e regjimit sionist nga Libani, rivendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe për të ndihmuar qeverinë libaneze në rivendosjen e sovranitetit efektiv në rajon.

 

Tags