Pse duhet Turqia të përpiqet të krijojë trazira në Iran? / Ahmad Nowrozi: Ne kemi të drejtë të reagojmë në mënyrë reciproke
(last modified 2024-10-14T19:08:12+00:00 )
Tetor 14, 2024 21:08 Europe/Tirane
  • Foto në anën e djathtë Ahmad Nowrozi, shefi i departamentit për jashtë shtetit të IRIB, foto në anën e majtë e Zahed Subaxhi, drejtor i TRT
    Foto në anën e djathtë Ahmad Nowrozi, shefi i departamentit për jashtë shtetit të IRIB, foto në anën e majtë e Zahed Subaxhi, drejtor i TRT

ParsToday - Sipas disa politikanëve turq, deklaratat e fundit anti-iraniane të bëra nga drejtori i Organizatës Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) ishin në përputhje me politikat e regjimit izraelit.

Zahed Subaxhi, drejtori i Organizatës Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT), të enjten vuri në shënjestër Republikën Islamike të Iranit me sulme verbale në ceremoninë e hapjes së Universitetit "Bursa Uludağ". Sipas Pars Today, Zahed Subaxhi në këtë ceremoni, duke iu referuar transmetimeve në 41 gjuhë të huaja të programeve të TRT, në një deklaratë të çuditshme dhe befasuese tha: “Deri në fund të vitit do të fillojmë edhe transmetimin në gjuhën perse të kësaj të programeve të TRT. Ne duhet të nxisim trazira në Iran dhe të krijojmë probleme për Iranin!”.

Në këtë kontekst, ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar disa personalitete të shquara turke.

Ümit Özdağ, kreu i partisë nacionaliste "Zafar" të Turqisë, tha: "Me sa duket, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka vendosur të qëndrojë përkrah Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit".

Doğu Perinçek, kreu i partisë "Vatan" të Turqisë, tha në një deklaratë: "Vetëm mbështetësit e Amerikës dhe Izraelit mund të bëjnë deklarata të tilla. Ajo që krijon trazira në Iran do t'i pëlqejë Amerikës dhe Izraelit. Këto deklarata paraqesin ndërmarrjen e një linje të re".

Në të njëjtin kontekst, analisti Ehsan Movahedian në një shënim për diplomacinë iraniane shkruan: “Zahed Subaxhi, drejtori i televizionit shtetëror turk TRT, me arrogancë tha: "Do të hapim kanalin persian TRT deri në fund të këtij viti. Ne duhet të nxisim trazira në Iran, duhet të shqetësojmë Iranin!" Gjëja e habitshme është se askush në audiencën e këtij personi nuk e kritikon atë pse Turqia duhet të përpiqet të krijojë trazira për Iranin dhe çfarë domethënie kanë deklarata të tilla në këtë kohë dhe në këto rrethana kritike në të cilat bota islame duhet të përqendrohet në krimet e regjimit sionist në Palestinë dhe Liban? A mund të përdorë një funksionar shtetëror në Turqi një ton kaq të pamatur dhe kërcënues kundër vendit fqinj të tij pa koordinimin dhe lejen e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan?"

Sipas disa mediave, ky veprim, i cili është një aktivitet mediatik që synon të ndikojë në Iran, është i ngjashëm me veprimin e Arabisë Saudite dhe Izraelit për të nisur televizionin anti-iranian "Iran International", veçanërisht me një fjalor të neveritshëm të kreut të televizionit shtetëror të Turqisë. Kjo do të ketë patjetër pasoja.

Ahmed Novrozi, shefi i departamentit për jashtë shtetit të Radios dhe Televizionit të Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të radio-televizionit TRT duke postuar në Twitter: “Në kohën kur i gjithë përqendrimi ynë është në raportimin e masakrave të përditshme të regjimit sionist në Palestinë dhe Liban nuk do të shpërqendrohemi nga deklarata të tilla të padrejta dhe të pakujdesshme, mirëpo ne rezervojmë të drejtën të marrim kundërmasat e duhura. Ne në IRIB shpresojmë se autoritetet turke do t'i dënojnë siç duhet këto deklarata dhe do ta sqarojnë këtë çështje".

 

Tags