OKB paralajmërojnë për një zi buke të padurueshme në Rripin e Gazës
(last modified 2024-10-18T05:46:17+00:00 )
Tetor 18, 2024 07:46 Europe/Tirane
  • OKB paralajmërojnë për një zi buke të padurueshme në Rripin e Gazës

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një zi buke të padurueshme dhe të afërt në Rripin e Gazës si pasojë e krimeve dhe sulmeve të vazhdueshme të regjimit okupues izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke iu referuar kufizimeve të ashpra të regjimit gjenocidal izraelit për transferimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, veçanërisht në veri të kësaj zone, bëri thirrje për rihapjen e kalimeve të Rripit të Gazës, në mënyrë që agjencitë e Kombeve të Bashkuara të mund të ofrojnë ndihma jetike humanitare për popullin e Gazës.

Sipas raportit të fundit të Klasifikimit të Integruar të Sigurisë Ushqimore, rreth 345,000 njerëz në Rripin e Gazës janë në rrezik katastrofik nga uria për shkak të mungesës së ndihmës humanitare.

Regjimi izraelit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ka nisur një luftë shkatërruese kundër banorëve të Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023, si rezultat i së cilës, përveç shkatërrimeve masive dhe urisë vdekjeprurëse, mijëra palestinezë, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë, kanë rënë dëshmorë dhe janë plagosur.

 

Tags