Seuli: Koreja e Veriut po dërgon më shumë se 10,000 trupa për të ndihmuar ushtrinë ruse
(last modified 2024-10-19T07:19:16+00:00 )
Tetor 19, 2024 09:19 Europe/Tirane
  • Seuli: Koreja e Veriut po dërgon më shumë se 10,000 trupa për të ndihmuar ushtrinë ruse

Shërbimet e inteligjencës dhe spiunazhit të Koresë së Jugut kanë pretenduar se Pheniani po planifikon të dërgojë forca ushtarake në një "shkallë të gjerë" për të ndihmuar ushtrinë ruse në luftën e saj kundër Ukrainës.

Sipas Mehr, agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut në lidhje me këtë ka njoftuar se 1500 forca speciale të dërguara nga Koreja e Veriut aktualisht po trajnohen në Rusi për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut ka publikuar imazhe satelitore të asaj që thuhet se ky është divizioni i parë ushtarak.  Deklarata e Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut thoshte se Pheniani, nga 8 deri më 13 tetor, nëpërmjet disa anijeve ruse të transportit dhe destrojerëve ka transferuar grupin e parë të ushtarëve koreano-veriorë në Rusi. Sipas shërbimit, ushtarët e Forcave Speciale pritet të dislokohen në vijën e frontit pas përfundimit të stërvitjeve. Shërbimi inteligjent i Koresë së Jugut ka pretenduar se ushtria ruse i ka pajisur forcat koreano-veriore me uniforma ushtarake ruse dhe armë të prodhuara në këtë vend për t'i bërë ata që të duken si ushtarë rusë. Sipas shërbimit inteligjent të Koresë së Jugut, Pheniani së shpejti ka të ngjarë të dërgojë më shumë trupa në Rusi dhe vlerësohet se numri i tyre do të rritet në 12,000 ushtarë.  Mediat ukrainase gjithashtu në fillim të këtij muaji raportuan se më 3 tetor gjashtë oficerë të ushtrisë së Koresë së Veriut u vranë në një sulm me raketa të Ukrainës në territorin e pushtuar nga Rusia pranë Donetskut.

Tags