Amerika çfarë ëndrre ka pa për Libanin?
(last modified Tue, 22 Oct 2024 16:13:46 GMT )
Tetor 22, 2024 18:13 Europe/Tirane
  • Në foto Naxhib Mikati me Amos Hochstein
    Në foto Naxhib Mikati me Amos Hochstein

ParsToday - Gazeta libaneze "Al-Akhbar" në një artikull të saj, ka diskutuar arsyet e vizitës së këshilltarit special të presidentit amerikan në Bejrut.

Duke iu referuar vizitës së këshilltarit special të presidentit amerikan në Bejrut, gazeta libaneze "Al-Akhbar" shkruan: “Amos Hochstein, këshilltari special i presidentit amerikan Joe Biden, ka vizituar Libanin dhe në të njëjtën kohë me vizitën e tij, sionistët vazhduan sulmet e tyre të dhunshme kundër qendrave civile në Bejrut

Sipas ParsToday, në artikullin e kësaj gazete libaneze thuhet: “Hochstein ka pasur kontakte të gjera me palët sioniste përpara se të vinte në Bejrut dhe autoritetet e këtij regjimi e njoftuan se "nuk do të hyjnë në asnjë marrëveshje që nuk i plotëson kushtet e tyre", dhe nuk do të ketë asnjë armëpushimi para marrëveshjes së plotë".

Gazeta libaneze "Al-Akhbar" shton: "Hochstein punoi me ekipin e tij për përgatitjen e një drafti në gjuhën diplomatike, por nuk mundi të gjente një formulë që do të përmbushte si kërkesat e regjimit agresor izraelit ashtu edhe kërkesat e Libanit. Para udhëtimit të tij në Bejrut, ai u dërgoi një mesazh disa partive libaneze përmes qarqeve diplomatike dhe veçanërisht përmes ekipit të ambasadës së Amerikës në Bejrut, të udhëhequr nga ambasadorja e SHBA në Liban, Lisa Johnson, se Libani nuk është në një pozitë në të cilën mund të bëjë dialog dhe nëse ai nuk e pranon ofertën, do të thotë se lufta do të vazhdojë dhe sulmet e Izraelit do të bëhen më të dhunshme".

Duke cituar burime diplomatike arabe, kjo gazetë thekson: “Hochstein ka paraqitur edhe një perspektivë të re për Rezolutën 1701 bazuar në parime të ndryshme, dhe amendamentet e propozuara në këtë rezolutë nuk kufizohen vetëm në mekanizmin e zbatimit të saj. I dërguari amerikan kishte me vete një artikull sipas të cilit teksti i preambulës së Rezolutës 1701 duhet të ndryshohet për t'u bërë një rezolutë që synon vendosjen e paqes në kufijtë e Libanit dhe Palestinës së pushtuar dhe parandalimin e çdo pranie të armatosur në zonat libaneze afër kufijve".

Sipas informacioneve të gazetës libaneze "Al-Akhbar", i dërguari amerikan u përpoq të paraqiste këto propozime krejtësisht të palogjikshme dhe tërësisht të njëanshme në atë mënyrë që thuajse ky propozim do të tërhiqte vëmendjen e libanezëve dhe do të merrte pëlqimin fillestar të Naxhib Mikatit, kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme, dhe Nabieh Berri, kryetarit të Parlamentit të Libanit, por raportet tregojnë se ai nuk ka marrë përgjigje pozitive nga autoritetet libaneze, gjë që tregon se Hochstein nuk do të kthehet shpejt në Liban; nëse nuk ka zhvillime që e detyrojnë atë të modifikojë idetë e tij.