Ish-oficeri amerikan: Me martirizimin e Jahja Sinwar, është rritur vullneti dhe guximi i Hamas
(last modified Tue, 22 Oct 2024 18:24:47 GMT )
Tetor 22, 2024 20:24 Europe/Tirane
  • Ish-oficeri amerikan: Me martirizimin e Jahja Sinwar, është rritur vullneti dhe guximi i Hamas

ParsToday - Në një intervistë për kanalin televiziv "Al-Ghad", një ish-oficer i inteligjencës ushtarake të Amerikës diskutoi arsyet e mos dobësimit të Hamasit pas martirizimit të Yahya Al-Sinwar.

Scott Ritter, një ish-oficer i inteligjencës ushtarake të Amerikës dhe ish-inspektor i armëve të OKB, duke iu përgjigj pyetjes së prezantuesit të televizionit "Al-Ghad" për martirizimin e Yahya al-Sinwar", shefit të zyrës politike të Hamasit në Rripin e Gazës, tha: "Martirizimi i Al-Sinwar ka ndodhur në një situatë ku ai po luftonte ballë për ballë me ushtarët e ushtrisë pushtuese izraelite në fushën e betejës. Kjo e ka bërë atë një hero kombëtar".

Sipas ParsToday, ai shtoi: "Al-Sinwar nuk iku nga ushtria pushtuese në fushën e betejës dhe u vra në fushën e betejës. Prandaj, emri i Al-Sinwar do të mbetet në histori si martir".

Në lidhje me statusin e aftësive të Hamasit pas martirizimit të al-Sinwar, përkundër trillimeve dhe spekulimeve mediatike, Scott Ritter shtoi: "Me martirizimin e al-Sinwar, jo vetëm që nuk do të dobësohet kauza e Palestinës dhe as fuqia e Hamasit, por do të forcohet vendosmëria dhe guximi i Hamasit për të vazhduar luftën dhe për të mbrojtur veten".

Ritter, i cili ishte përfaqësues dhe inspektor i Kombeve të Bashkuara në fushën e armëve të shkatërrimit në masë në Irak nga viti 1991 deri në 1998, deklaroi: "Martirizimi i Al-Sinwar do të jetë një pikë kthese në ndryshimin e rregullave të lojës, dhe tani, regjimi izraelit do të zhytet më shumë në humnerën e dobësie dhe Hamasi do të vazhdojë luftën e tij të shenjtë".

Ai gjithashtu foli edhe për agresionin e mundshëm të regjimit izraelit kundër Iranit: "Ky vendim varet nga autoritetet e këtij regjimi dhe rrënjët e këtij vendimi lidhen me interesat personale të Netanyahut".