Mogherini paralajmëron Erdogan
(last modified Mon, 18 Jul 2016 11:37:18 GMT )
Korrik 18, 2016 13:37 Europe/Tirane
  • Mogherini paralajmëron Erdogan

Federika Mogherini tha se veprimet e ndërmarra në Turqi pas dështimit të grushtit të shtetit dëmtojnë sundimin dhe sovranitetin e ligjit në këtë vend.

Shefja e Diplomacisë Evropiane paralajmëroi qeverinë turke për veprimet e ndërmarra pas grushtit të shtetit, veprime që dëmtojnë mbizotërimin e ligjit. “Sundimi i ligjit duhet të mbrohet në vend. Nuk ka asnjë justifikim për çdo hap që e largon Turqinë nga kjo detyrë”, ishin fjalët e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Udhëheqësit europianë reaguan të alarmuar ndaj grushtit të hekurt, me të cilin Turqia po i përgjigjet përpjekjes së dështuar të ushtrisë për të marrë pushtetin me dhunë. Ndërsa numri i të arrestuarve në vend ka shkuar në mbi 6 mijë, Brukseli paralajmëron se fushata e egër kundër policisë, sistemit të drejtësisë dhe ushtrisë kërcënon stabilitetin në vend, e gjithashtu marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë. “Sundimi i ligjit duhet të mbrohet në vend. Nuk ka asnjë justifikim për çdo hap që e largon Turqinë nga kjo detyrë”, ishin fjalët e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.Në Gjermani, Norbert Rottgen, pjesëtar i Unionit Kristiandemokrat (UCD) dhe kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet e Jashtme në “Bundestag”, deklaroi se ka prova që Erdogan po përdor grushtin e shtetit për një lojë pushteti, duke përjashtuar edhe më tej forcat opozitare politike. Eksponentë të lartë të CDU-së së Kacdelares Angela Merkel janë shprehur mjaft skeptikë lidhur me udhëheqësin turk dhe kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e Ankarasë, si një partner diplomatik dhe në fushën e sigurisë. Alarmuese për diplomatët europianë janë edhe deklaratat e Erdoganit për rikthimin e dënimit me vdekje. “Në demokraci nuk mund të shpërfillim kërkesat e popullit”, përligji kreu autoritar i Turqisë idenë e tij.“Kjo do të ishte e papranueshme”, reagoi ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, kritik i hershëm i Erdoganit në Europë. Sipas tij nuk duhet të ketë ndëshkime arbitrare, apo sanksione kriminale jashtë kornizës së sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë. Nëse ambicia e Erdoganit do të konkretizohej, aspiratat për integrimin e Turqisë në Bashkimin Europian do të fundoseshin.

 

Tags